• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Iniciativa për një Kod të ri Etik: Hapërim drejt standardeve moderne mediatike 

    Iniciativa për një Kod të ri Etik: Hapërim drejt standardeve moderne mediatike 

    • Categories Aktivitete
    • Date November 10, 2024

    Një Kod i ri Etik për gazetarët, i cili do të përputhet me nevojat dhe sfidat moderne me të cilat po përballet sektori i medias, ishte një nga temat kryesore të diskutimit në takimin e parë konsultativ të mbajtur më 9 nëntor 2024 në Sveti Nikole, me pjesëmarrjen e mbi 20 përfaqësuesve të mediave lokale rajonale, si dhe korrespondentëve nga rajoni i Shtipit.

    Gazetarët ndanë mendimet dhe përvojat e tyre dhe dhanë një kontribut të vlefshëm në këtë iniciativë, që ka për qëllim bashkimin e mendimeve dhe rekomandimeve nga gazetarët e gjithë vendit. 

    Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Mlladen Çadikovski, theksoi se zëri i punonjësve të mediave është thelbësor për krijimin e politikave që do të mbrojnë të drejtat e gazetarëve dhe do të forcojnë profesionalizmin në punën e tyre. “Jemi të vetëdijshëm që çështjet socio-ekonomike janë gjithmonë në interes të gazetarëve, në një proces paralel me përmirësimin e vazhdueshëm të standarteve etike,” deklaroi Çadikovski, duke theksuar nevojën për komunikim të drejtpërdrejtë me gazetarët lokalë. 

    Koordinatori rajonal për rajonin e Shtipit, Toni Mihaillov, u fokusua në nevojën për mbështetje të mediave lokale dhe rëndësinë e këtyre diskutimeve për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme. “Duhet të hapet një bisedë për të shmangur një situatë në të cilën interesi publik për çështjet lokale do të injorohet,” theksoi Mihaillov. 

    Mirçe Adamçevski, anëtar i grupit të punës për ndryshimin e Kodit Etik, theksoi rëndësinë e Kodit të tanishëm, i cili, megjithëse është miratuar në vitin 2001, është ende i aplikueshëm. “Përpjekjet e SHGM, KEMM dhe IMM për organizimin e këtyre konsultimeve janë shumë të rëndësishme,” shtoi Adamçevski, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen nga komuniteti gazetaresk. 

    Ognen Janeski theksoi kompleksitetin e detyrës për krijimin e një kodi të ri Etik në kushte të zhvillimit të shpejtë teknologjik. “Sfida e sotme, duke përfshirë inteligjencën artificiale dhe përparimin teknologjik, është një faktor i rëndësishëm për profesionin gazetaresk,” theksoi Janeski. 

    Grupi i punës për ndryshimin e Kodit Etik ka për qëllim të udhëheqë procesin e modernizimit të standarteve etike gazetareske në Maqedoni. Kjo iniciativë, e realizuar në bashkëpunim me Këshillin për Etikë në Media të Maqedonisë (KEMM) dhe Institutin Maqedonas për Media (IMM), do të kontribuojë në përmirësimin e etikës profesionale dhe përgjegjësisë së mediave. 

    Ky aktivitet është pjesë e projektit për edukimi mediatik “Të rinjtë mendojnë”, i mbështetur nga USAID dhe IREX.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM-ja në punëtori në Brukel për krijimin e një metodologjie globale kundër ndikimeve të dëmshme të huaja në informacion (FIMI) 
    November 10, 2024

    Next post

    SHGM: Pengimi i punës së gazetarëve është i papranueshëm
    November 12, 2024

    You may also like

    2
    SHGM dhe ASHMAAV diskutuan për gjendjen aktuale të tregut mediatik dhe transparencën e pronësisë
    8 October, 2026
    169 (85)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM PËR TEKNOLOGJITË E REJA DHE SIGURINË DIGJITALE
    6 October, 2026
    169 (83)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIMIN T-AJM PËR EDUKIM FINANCIAR
    6 October, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?