Imunizimi i punonjësve mediatik fillon të hënën

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM), në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, javën e kaluar zhvilluan aksion për të paraqitur gazetarët dhe punonjësit mediatik për vaksinimin kundër Kovid-19.
Gjithsej 758 persona aplikuan në thirrjen e SHGM-së dhe SPGPM-së, nga të cilët 631 plotësojnë kushtet për fazën e parë për sa i përket kufirit të moshës, sëmundjeve kronike, pra gazetarëve aktivë dhe punonjësve mediatik. Këta persona, do të kontaktohen sa më shpejt të jetë e mundur nga përfaqësuesit e autoriteteve shëndetësore dhe do të informohen për datën e saktë të vaksinimit e cila do të fillojë të hënën në sallën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup.
127 aplikantët e mbetur që ishin kryesisht nën moshën 40 vjeçare ose ishin pjesë e shërbimeve administrative në mediat do të merren parasysh në raundin e dytë të imunizimit të punonjësve mediatik, i cili është planifikuar të zhvillohet menjëherë pas mbërritjes së pjesës tjetër të vaksinave që pritet të ndodh në javët e ardhshme.
Në këtë thirrje, aplikuan gazetarë dhe punonjës mediatik nga gjithsej 110 media tradicionale dhe media online nga tërë shteti.
Në fazën e dytë, të gjithë gazetarët dhe punonjësit mediatik do të mund të aplikojnë, si dhe të punësuarit në mediat që janë të interesuar të përfshihen në procesin e imunizimit..
Gazetarët dhe punonjësit mediatik që janë të interesuar, nga e hëna, 5 prill deri të dielën, 11 prill do të mund të aplikojnë përmes redaksive të tyre duke dërguar listë me anë të postës elektronike: contact@ssnm.org.mk vetëm duke dërguar një formular të plotësuar që mund të shkarkohet këtu.
Do të pranohen vetëm aplikimet që do të dërgohen në formularin e përmendur, në të cilat duhet të shënohet personi përgjegjës për kontakt nga redaksia. Personat që tashmë janë regjistruar nuk duhet të riregjistrohen.. Obligimi për besueshmërinë e informatave mbetet tek personi përgjegjës i nënshkruar në formularin për të cilin është e nevojshme të shënohen informata për kontakt.