I prezantuar publikimi: “Analiza e vendimeve të gjykatës themelore Shkupi II-Shkup lidhur me zbatimin e Ligjit për përgjegjësi civile për shpifje dhe fyerje të kryera nëpërmjet mediave të sjellura në vitin 2017 dhe 2018”

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë promovoi publikimin “Analiza e vendimeve të gjykatës themelore Shkupi II-Shkup lidhur me zbatimin e Ligjit për përgjegjësi civile për shpifje dhe fyerje të kryera nëpërmjet mediave të sjellura në vitin 2017 dhe 2018”.
Gjatë promocionit të publikimit foli Drejtori ekzekutiv i SHGM-së, Dragan Sekullovski i cili shpjegoi se në këtë publikim subjekt i analizës janë vendimet e Gjykatës themelore Shkupi II-Shkup të sjella në periudhën nga tetori i vitit 2016 deri në janar të vitit 2018.
“Analiza është bërë në bazë të të dhënave nga 14 vendime të shkallës së parë, që janë marrë nga ueb faqja e Gjykatës Themelore Shkupi II-SHKUP. Vendimet janë sjellur nga periudha e muajit tetor 2016 deri në janar të vitit 2018 dhe janë anonimizuar, gjegjësisht aty janë shënuar të dhënat personale të paditësve dhe të paditurve, konform obligimit për mbrojtje të të dhënave personale”, tha ai.
Sipas Sekullovskit mes gjetjeve më të rëndësishme në këtë analizë është fakti se gjykatësit që veprojnë në këto lëndë në mënyrë të rregulltë e zbatojnë ligjin dhe i respektojnë të drejtat e dy palëve në procedurë, por ekzistojnë lëshime procedurale në faza të caktuara të procedurës që nuk ndikohen për marrje të vendimeve të ligjshme dhe korrekte. “Njëkohësisht, edhe kohëzgjatja e procedurës dhe periudhat ndërmjet seancave të caktuara vërtetojnë joefikasitet të skajshëm të gjykatave” theksoi Sekullovski.
Ky publikim është punuar në kuadër të projektit “Rrjetëzimi i gazetarëve për lirinë e mediave”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i implementuar nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë dhe autorëve të saj dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se shpreh pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
Tërë analizën mund ta lexoni në këtë hallkë.