I firmosur bashkëpunimi mes ShGM-së dhe Universitetit “Goce Dellçev”- Shtip

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Universitetin “Goce Dellçev”-Shtip (UGD). Atë e nënshkruan sot kryetari i ShGM-së, Naser Selmani dhe Rektori i UGD Shtip, prof. d-r Bllazho Boev, ndërsa me të do të thellohet bashkëpunimi i ndërsjellë në shumë fusha.
Selmani u falënderua për gatishmërinë për të bashkëpunuar me ShGM-në dhe tha se ky Memorandum është në interes të përbashkët. “Ne përveç që luftojmë për lirinë e fjalës, duam të punojmë edhe në përmirësimin e cilësisë së raportimit. Përmirësimi ose përgjegjësia e gazetarëve nuk do të përmirësohet nëse nuk punojmë me gjeneratat e reja të gazetarëve të cilët studiojnë në universitetet tona dhe duam pikërisht nga aty, nga burimi, të fillojmë të përmirësojmë cilësinë e kuadrove, ndërsa me atë shpresojmë në periudhën në vijim gazetarët dhe cilësia e raportimit do të përmirësohen”, tha Selmani.
“Kjo është hera e parë në Maqedoni, që Shoqata jonë nënshkruan një Memorandum të tillë dhe vërtetë meriton çdo lëvdatë Universiteti dhe rektori personalisht, sepse me këtë tregojnë se vetëm nëpërmjet të bashkëpunimit të hapur mund t’i përmirësojmë gjendjet në vend”, tha Selmani dhe shtoi se nga ky bashkëpunim do të përfitojnë jo vetëm gazetarët dhe bashkësia akademike, por edhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë.
Rektori i UGD Shtip, prof. d-r Bllazho Boev shprehu kënaqësi për këtë bashkëpunim dhe u tha se dyert e Universitetit gjithmonë do të jenë të hapura për gazetarët. “Sot kemi nderën dhe kënaqësinë të fillojmë një bashkëpunim me Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë, sepse ne kemi program studimor për gazetari dhe besoj se është shumë gjë e rëndësishme që studentët tonë të bëhen pjesë e fellës gazetareske në Maqedoni dhe të mund t’i shfrytëzojnë përfitimet nga zhvillimi i këtij profesioni”, tha ai. Sipas tij, me këtë bashkëpunim do të ngritët edhe niveli i programit studimor i gazetarisë.
Ky bashkëpunim do të mundësojë shumë përfitime për gazetarët nga tërë rajoni lindor, për studentët dhe profesorët e gazetarisë, si dhe për anëtarësinë e ShGM-së. Sipas Memorandumit, ShGM dhe UGD Shtip do të bashkëpunojnë edhe në projekte të ndryshme të përbashkëta, do të mund të përdorin analiza, hulumtime dhe arkivat dhe të gjitha kapacitetet përkatëse i të dy institucioneve. Gjithashtu do të hapen mundësi të reja për trajnime, punëtori dhe seminare, do të botohen publikime të përbashkëta dhe do të zmadhohet bashkëpunimi me stafin shkencor të Universitetit.





