• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • Gazetaria profesionale dhe organizatat mediatike janë kundër fushatave qeveritare në media 

    Gazetaria profesionale dhe organizatat mediatike janë kundër fushatave qeveritare në media 

    • Categories LAJMËRIME
    • Date July 19, 2023

    Shoqatat profesionale të gazetarëve dhe organizatat e shoqërisë civile nga sektori i medias po bëjnë edhe një herë reagim të ashpër në lidhje me mënyrën se si Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike (MSHIA) e udhëheq procesin e debatit publik për ndryshimet shtesë të propozuara në Ligjin për Shërbime Audio dhe Audiovizuele (LSHAAV) të cilat parashohin rifutjen e të ashtuquajturave reklama shtetërore në vend.

    Jemi kundër rikthimit të praktikës së shpenzimit të parave publike në media private, gjë që në të kaluarën ka rezultuar katastrofike për politikën e pavarur editoriale të këtyre mediave, për gazetarinë e pavarur dhe për gjendjen e tregut mediatik.

    Jemi kundër zgjidhjeve ligjore që favorizojnë vetëm interesin e një pjese të sektorit privat të medias dhe neglizhojnë rolin kritik të gazetarisë në demokraci dhe interesin publik të të gjithë qytetarëve.

    Theksojmë se këto zgjidhje janë krejtësisht në kundërshtim me standardet e Komisionit Evropian dhe veçanërisht me propozimin e ri – Rregulloren për lirinë e medias, ku thuhet qartë se tregu evropian është i shqetësuar nga shpërndarja jotransparente dhe e padrejtë e fondeve publike për reklamat shtetërore, veçanërisht kur fondet ndahen në mënyrë preferenciale për mediat kryesore kombëtare, ose përdoren për të favorizuar ose subvencionuar fshehurazi media që përcjellin pikëpamje të afërta me qeverinë aktuale.

    Ne përkrahim zgjidhjet ligjore që do të inkurajojnë shumëllojshmërinë e përmbajtjeve cilësore dhe do të mbështesin gazetarinë e pavarur dhe profesionale si në sektorin jofitimprurës ashtu edhe në atë privat – dhe kjo është e mundur përmes prezantimit të Fondit të Pluralizmit të Përmbajtjes Mediatike.

    Ne kemi kapacitetin, njohuritë dhe përvojën ndërkombëtare për të zhvilluar propozime cilësore që do të përmirësojnë statusin e punonjësve të medias, do të përfshijnë të gjithë aktorët e industrisë pa favorizuar asnjë palë, dhe të gjitha me synimin për të forcuar pavarësinë e padiskutueshme të veprimtarisë gazetareske.

    Veçanërisht shqetësuese është tendenca me të cilën qeveria, nga njëra anë, pajtohet dhe i premton sektorit të medias private se do të rifusë këtë praktikë, dhe nga ana tjetër u’a mvesh përgjegjësinë për atë që nuk është sjellë ligji deri më tani shoqatave dhe organizatave që janë me qëndrimin e pandryshuar parimor se janë kundër praktikës së pagesës së fushatave në media private me para publike. Po ashtu, ky propozim është bërë në mënyrë jo transparente pa përkrahje të ekspertëve dhe prandaj duhet të tërhiqet.

    Për këto arsye, informojmë publikun dhe institucionet kompetente se nuk do të marrim pjesë në shqyrtimin publik të organizuar nga MSHIA, e cila synon të tregojë transparencë të rrejshme për një proces për të cilin nuk ka as konsensus minimal në shoqëri.

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM)

    Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM)

    Këshilli për Etikë në Media të Maqedonisë (KEMM)

    Instituti Maqedonas për Media (IMM)

    Instituti për Kërkime për Zhvillimin Social (IKZHS)

    Shoqata e mediave rajonale dhe lokale “Objektivi i mesëm”

    Instituti për Studime të Komunikimit (ISK)

    19.07.2023, Shkup

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Dënim për sulmin fizik ndaj kameramanit të TV24, Ivan Kamçev
    July 19, 2023

    Next post

    SHGM: Qeveria nuk duhet të fshehë informacione publike nga gazetarët
    July 21, 2023

    You may also like

    ZNM
    Të zbardhet incidenti në qytetin e Shkupit me gazetarin Arsov nga TV Sitel
    1 September, 2023
    ZNM
    SHGM: Gazetarët dhe kameramanët pengohen të bëjnë punën e tyre në Bërvenicë, dënim i incidentit
    23 August, 2023
    ZNM
    SHGM: Sulmohen gazetarë, lëndohet kameramani i ALSAT-it, kërkojmë reagim të menjëhershëm nga Ministria e Brendshme
    21 August, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?