Gazetarët dyshojnë në falimentim të rremë dhe larje të parave në MPM

Shoqata e gazetarëve në Maqedoni, Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik dhe përfaqësues të sindikatës të 120 gazetarëve të lëshuar prej punës prej gazetave të mbyllura të MPM-së, Utrinski vesnik, Vest dhe Tea Moderna, të hënën në mënyrë publike kërkuan nga Prokuroria publike, Drejtoria për të ardhura publike, Inspekcioni i punës dhe Policia financiare që të ndërhyjnë në firmën Media Print Makedonija dhe të kontrollojnë punën e tyre në tërësi, shkaku se egzistojnë dyshime që firma ka qenë e shtyrë në falimentim mashtrues dhe që ka indicje për larje të parave.
Gazetari dhe përfaqësuesi i sindikatës i të punësuarve në Utrinski vesnik, Lubisha Stankoviq kërkoi që të hapet hetim paraprak me qëllim që të hetohet si është e mundur në kohë kur firma ka zvogëluar pagat e gazetarëve, MPM i ka paguar drejtoreshës Jana Stanisavleva pagë prej 25 mijë euro. “Dyshojmë, ndërsa puna e Prokurorit shtetërorë është të kontrollojë, se a janë derdhur shuma të mëdha të parave nga MPM”, tha Stankoviq.
Ai gjithashtu kërkoi që Prokurori të hetojë edhe prejardhjen e 1.3 milion euro të drejtoreshës Stanisavleva si partnere e firmës, posaçërisht sepse puna e mëparshme e saj ka qenë në administratën shtetërore. Sipas tij, prokuroria duhet të kontrollojë a është shtyrë MPM qëllimisht në falimentim, me qëllim të vetëm që të lirohet prej të punësuarve.
“Firma e cila është në gjendje të keqe financiare është edhe donatore e një subjekti politik. Për këtë arsye PSP ka hapur procedurë për 500 mijë euro”, theksoi Stankoviq.
Ana Antevska, gazetare e gazetës ditore Vest, tha që gazetarët një ditë para se të botohet numri i fundit i gazetës kanë kuptuar nga sektori për resurse njerëzore që lëshohen prej punës. “MPM na ka borxh rrogat për mars dhe prill, ndërsa më shumë se një javë 120 njerëz kanë mbetur pa sigurim shëndetësor. Përderisa zgjatë procedura për shpallje të tepricës teknologjike kemi drejtë të marrim paga, por nga firma na treguan të jemi të lumtur nëse na japin pagën për mars”, tha Antevska.
Kryetari i ShGM-së, Naser Selmani shprehi solidaritet dhe mbështetje për kolegët nga MPM në zbatimin e drejtave të tyre. “Gjykojmë sjelljen e menaxhmentit dhe të pronarëve të MPM, të cilët jo vetëm që nuk arritën të shpëtojnë firmën, por edhe tentojnë t’i anashkalojnë obligimet ligjore për kompenzim të gazetarëve të lëshuar prej punës”, theksoi Selmani.
Ai tha që shkatërimi i MPM është shembull për atë se si interesat politike shkaktojnë shkatërimin e mediave. “Vetëm media të lira dhe profesionale kanë të ardhme në Maqedoni. Të gjithë të tjerët janë me afat të shkurtër”, theksoi Selmani.
Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik është duke përgatitur padi penale ndaj autorit të panjohur, për lëndën me MPM, që të ndërpritet praktika e shkatërimit të mediave. “Veçmë jemi në procedurë për ngritjen e padisë penale për lidhje të kontratave të dëmshme, keqpërdorje të detyrave profesionale, që me vetëdije e vështirësoi gjendjen financiare të firmës, i zvogëloi pagat e gazetarëve dhe në fund u mbyllën gazetat, ndërsa njerëzit mbetën pa punë”, tha Tamara Çaushidis, kryetare e SPGM.