• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Gazetarët dhe prokurorët diskutuan mënyrat e mundshme për mbrojtjen e lirisë së shprehjes

    Gazetarët dhe prokurorët diskutuan mënyrat e mundshme për mbrojtjen e lirisë së shprehjes

    • Categories Aktivitete
    • Date March 16, 2023

    “Promovimi i transparencës dhe bashkëpunimit: ngjarje e përbashkët mes Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe Shoqatës së Prokurorëve Publikë” titullohej takimi që u mbajt dje për të diskutuar mënyrat e mundshme për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. Në takim ishin të pranishëm prokurorë publikë nga gjithë Maqedonia e Veriut, anëtarë të organeve administrative të kësaj shoqate, si dhe anëtarë të organeve administrative të SHGM-së.

    Gjatë aktivitetit u hap një debat konstruktiv nga gazetarë dhe prokurorët, ku u prezantuan përvoja, ide dhe qëndrime që do të ndihmonin që gjërat në të ardhmen të ecin në drejtim pozitiv, duke marrë parasysh se të dyja palët punojnë në favor të interesit publik.

    Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, në fjalimin e tij tha:

    “Për ne si gazetarë dhe për ju si përfaqësues të sistemit të drejtësisë është i rëndësishëm informacioni i saktë. Transparenca dhe qasja e publikut në institucionet e drejtësisë do të kontribuojnë në zhvillimin e sistemit të drejtësisë në vend. Për të pasur një ide të qartë, realiste se deri në cilin nivel liria e shprehjes mbrohet në një sistem ligjor, është e rëndësishme të merren parasysh rregulloret që e garantojnë atë, si dhe rregulloret që e kufizojnë atë. Bashkëpunimi ndërmjet gazetarëve dhe prokurorët del në pah sidomos kur kemi ndryshime në Kodin Penal ku garantohet një mbrojtje më e madhe sistematike e punonjësve të medies. Kështu, Për ne si Shoqatë e Gazetarëve është e një rëndësie të madhe krijimi i një praktike pozitive gjyqësore ku të drejtat e gazetarëve do të mbrohen, por nuk do të rrezikohet liria e shprehjes”.

    Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve Publikë, Elvin Veli, për këtë temë tha:

    “E mirëpres iniciativën e SHGM-së për këtë takim, sepse mendoj se kemi ende hapësirë për punë në këtë segment. Zyra për marrëdhënie me publikun në kuadër të Prokurorisë Publike funksionon, por vitin e kaluar Prokuroria Publike e Shkupit caktoi një prokuror special për rastet e sulmeve ndaj gazetarëve, sepse të gjithë jemi të vetëdijshëm se siguria e gazetarëve është me të vërtetë e rëndësishme në një shoqëri demokratike dhe këto raste duhet të kenë prioritet në trajtim. Nga aktivitetet që janë planifikuar në të ardhmen në kuadër të Shoqatës së Prokurorëve Publikë, planifikojmë hapjen e një këndi mediatik, bashkëpunim me gazetarët e rinj, veçanërisht me gazetarët që punojnë në këtë çështje, jemi të hapur për propozime se si do të përmirësohet komunikimi i ndërsjellë, sepse në fund qëllimi ynë është i njëjti – që gazetarët të marrin informacion të saktë, dhe publiku të informohet për veprimet”.

    Vasko Magleshov, kryetar i Këshillit Gjyqësor – Mediak, pati një prezantim mbi temën ku përmendi se aktualisht është vendosur komunikim i mirë me gjykatësit, procesi është pak më i vështirë me prokurorët, por shpreson se kjo do të ndryshojë në të ardhmen.

    “Duhet të vendosim një komunikim të mirë, domethënë duhet t’i besojmë njëri-tjetrit që të funksionojmë. Trajnimet dhe seminaret e përbashkëta janë një mjet i shkëlqyeshëm për ta bërë këtë në një mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe argëtuese, duke pasur efekt pozitiv. Ideja është të ofrohet trajnim ligjor për gazetarët në fushën e terminologjisë juridike, pra njohja e çështjeve juridike, siç është një i dyshuar, apo një i akuzuar , kjo është më e pakta që mund të bëhet. Por ka vend për përmirësim edhe në pjesë të tjera të çështjes juridike. Angazhimi ynë është që të japim disa rekomandime, një udhëzues raportimi nga gjykatat konkretisht, por edhe nga procedimi penal”.

    Nga ana e dy shoqatave, u diskutua për përfshirje në procesin e krijimit të strategjive të të dyja palëve, të cilat aktualisht janë në fazën e draftit, si dhe pjesën tjetër të aktiviteteve dhe disa nga temat që do të ndihmojnë në përmirësimin e bashkëpunimin dhe komunikimin mes gazetarëve dhe prokurorëve, si dhe rritjen e kapaciteteve të gazetarëve fusha e punës së të cilëve është çështje ligjore.

    *Aktiviteti organizohet në kuadër të projektit “Forcimi i lirisë së mediave në Maqedoninë e Veriut” i financuar nga Mbretëria e Holandës dhe i implementuar nga Komiteti Holandez i Helsinkit dhe Free Press Unlimited në partneritet me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë. Pikëpamjet dhe opinionet e pjesëmarrësve të ngjarjes nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Mbretërisë së Holandës, apo të organizatave që zbatojnë projektin ose partnerit të tyre lokal.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Përgjigje ndaj ankesës së parashtruar nga "QUEER CENTER" kundër Borisllav Stoiljkoviqit
    March 16, 2023

    Next post

    Kallëzim në MPB për pengim të punës së kameramanit të TV M Net në Shtip
    March 17, 2023

    You may also like

    slika MK
    SHGM shënon tendenca negative në Raportin për nivelin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve për vitin 2022
    29 March, 2023
    Sredba na koordinatori – Veles
    Aktivitete rajonale dhe takim i seksionit të kameramanëve të SHGM-së në Veles
    29 March, 2023
    10
    Janë dhënë çmimet vjetore gazetareske të SHGM-së për vitin 2023
    27 March, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?