Gazetarët dhe mediat nga rajoni i Pollogut takohen me kryetarin e Komunës së Tetovës

Në Tetovë u realizua takim i gazetarëve anëtarë të SHGM-së nga Tetova me përfaqësues të komunës së Tetovës, në përpjekje për të tejkaluar disa sfida aktuale në drejtim të komunikimit të dyanshëm ndërmjet autoritetet komunale dhe mediave.
Në takim morën pjesë kolegët nga Tetova, nënkryetari i SHGM-së Senat Zylbehari dhe kryetari i komunës Bilall Kasami. Është arritur marrëveshje që një ditë në muaj të mbahet takim i gazetarëve dhe mediave nga Tetova me udhëheqësit e drejtorive në komunë me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe përmirësimit të komunikimit me gazetarët dhe mediat në Tetovë, në interes të informimit me kohë të opinionit, përgjigjen e shpejtë dhe efikase ndaj pyetjeve që gazetarët i kanë për komunën, si dhe për të tejkaluar sfidën me përkthimin dygjuhësh të konferencave për shtyp dhe njoftimeve nga komuna.

Ky takim i përbashkët joformal është i një rëndësie të jashtëzakonshme, i cili mbështet angazhimin për komunikim të hapur dhe të dyanshëm me publikun dhe qytetarët.
Gazetarët dhe mediat e informuara janë jetike për një demokraci funksionale dhe pa qasje të shpejtë dhe efikase në informacionin gjithëpërfshirës, aftësia e gazetarëve për të përmbushur rolin e tyre demokratik pengohet rëndë, duke e privuar kështu publikun nga një burim thelbësor i lajmeve të pavarura dhe objektive.
