• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Gazetarët dhe gjykatësit flasin për përmirësimin e bashkëpunimit

    Gazetarët dhe gjykatësit flasin për përmirësimin e bashkëpunimit

    • Categories Aktivitete
    • Date May 26, 2017

    Shoqata e gazetarëve në Maqedoni në bashkëpunim me Akademinë e gjykatësve dhe të prokurorëve publik “Pavel Shatev” të enjtën mbajtën takim profesional me temë: “Përmirësimi i bashkëpunimit mes gazetarëve dhe gjykatësve me qëllim që të përmirësohen liritë e mediave”. Në këtë takim morrën pjesë gazetarë me përvojë që ndjekin gjyqësinë, gjykatësit, avokatët dhe përfaqësues të Këshillit për etikë në media në Maqedoni.

    Qëllimi i takimit ishte të përforëcohet bashkëpunimi mes gazetarëve dhe gjykatësve, që do të kontribuojë në përmirësimin e praktikave gjyqësore dhe në raportimin e gazetarëve për gjykatat.

    Drejtori i Akademisë për trajnim të gjykatësve dhe prokurorëve, Aneta Arnaudovska, në fjalën e saj të hapjës theksoi që gjyqësia ballafaqohet me stuhi të ndryshimeve globale, të cilët kërkojnë modernizim të gjyqësisë dhe dyer të hapura për publikun. “Gjykatësit është duhur të hapin gjykatat për mediat dhe për shoqërinë civile në drejtim të asaj që do të thotë të orientuar drejt shërbimit”, tha Arnaudovska

    Sipas saj, palët i njohin të drejtat dhe obligimet e tyre dhe për këtë arsye kërkon një mënyrë moderne të komunikimit me publikun. “Gjykatësit dhe gazetarët duhet t’i respektojnë profesionet e tyre dhe t’i tejkalojnë dallimet e tyre. Të dy profesionet duhet t’i përmbahen kodeksit etik të tyre”, theksoi Arnaudovska.

    Kryetari i ShGM-së Naser Selmani në fjalimin e tij theksoi që bashkëpunimi i mirë mes gazetarëve dhe gjykatësve është në interes të demokracisë, qeverisjes së mirë dhe mirëqenies së qytetarëve. Ai mendon që gazetarët dhe gjykatësit i nevojiten njërit-tjetrit që të mund të përballojnë shtypjet që vijnë prej qendrave të ndryshme të fuqisë.

    “Bashkëpunimi i mirë me gazetarët për gjykatësit do të thotë komunikim të mirë me opinionin, që mund të bëhet përkrahës i madh i pavarësisë së gjykatës. Gjithashtu, edhe gjykatësit mund të bëhen aleatë të gazetarëve kur qendra të fuqisë përdorin procedura gjyqësore për t’i heshtur”, tha Selmani.

    Sipas tij, kur gazetarët janë të eksponuar në shtypje dhe kërcënime, nuk janë të rezikuar vetëm të drejtat dhe liritë individuale të tyre, por edhe e drejta e qytetarëve që të jenë të informuar. “Pasojë e gazetarëve të kërcënuar janë qytetarë të informuar keq, të cilët si të tillë mund të bëhen objektiv i lehtë për manipulim. Ato për fat të keq rregullisht sjellin vendime të gabueshme politike, të cilët më vonë ndikojnë në mënyrë negative mbi cilësinë e jetës tonë si bashkësi”, shtoi ai.

    Selmani tha se gazetarët dhe gjykatësit janë të ballafaquar me sfida të përbashkëta, humbjen e kredibilitetit dhe pavarësinë. Ai beson se vetë-rregullimi në media jo vetëm që rrit përgjegjësinë e gazetarëve ndaj publikut, por edhe bëri dallimin në mes gazetarëve profesionistë dhe ata që janë në kundërshtim me etikën e gazetarisë. “Ne kemi treguar se ne nuk jemi të gjithë të njëjtë. Nuk jemi të gjithë të papërgjegjshëm, joprofesional dhe të korruptuar si politika që do të kualifikojë të gjithë gazetarët “, theksoi Selmani.

    D-r Mirjana Trajkovska Lazarevska, ish gjykatëse në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut, tha që neni 10 nga Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut, nuk e garanton të drejtën e fjalës vetëm për gazetarët, por edhe për qytetarët tjerë, duke përfshirë këtu artistët, avokatët, gjykatësit, politikanët. “Shteti nuk duhet të ndikojë në lirinë e shprehjes edhe te organizatat joqeveritare dhe te mediat.”, tha Lazarevska.

    Ajo theksoi që figurat publike gjithmonë janë më shumë të kritikuar nga opinioni dhe për këtë shkak toleranca e tyre duhet të jetë më e madhe. Sipas saj, gjyqësia duhet të modernizojë edhe mënyrën e komunikimit me mediat dhe shtoi se gjykatësit duhet të zmadhojnë marrëdhëniet me publikun dhe të zmadhojnë transparencën. -“Praktika e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut thotë që gjykimet, ngjarjet ku marrin pjesë gjykatësit dhe të gjithë ngjarjet më të rëndësishme menjëherë publikohen në veb faqen zyrtare të gjykatës, ndërsa ajo ju ndihmon gazetarëve të kanë njohuri për punën e përgjithshme të gjykatës. Gjithashtu duhet të organizohen tryeza të rrumbullakëta me sektorin joqeveritar dhe me gazetarët sepse gjithmonë aty ndodhin diskutime të mira dhe dalin zgjidhje cilësore.” përmbylli Lazarevska.

    Fjalë në këtë takim kishte edhe Lidija Dimçevska, gjykatëse në Gjykatën e apelit Shkup, e cila në fjalimin e saj theksoi që gazetarët duhet të jenë të kujdesshëm sepse lajmet shpesh mund të lëndojnë njerëzit. “Gazetarët edhe kur transmetojnë lajme të marrura nga buletini i MPB-së duhet të mbajnë profesionalitetitn e tyre, sepse edhe në buletinet ndonjëherë ndodhin lëshime.”, tha Dimçevska.

    Gazetarja Kristina Maçkiq në prezentimin e saj fliste për gabimet që u ndodhin shpesh gazetarëve kur raportojnë për ndonjë procedurë gjyqësore, siç është mosrespektimi i prezumimit të pafajsisë dhe mos kontrollimi i informacioneve deri në fund. Maçkiq theksoi që gjykatat janë gjithnjë më të mbyllura për gazetarët dhe ofroi disa zgjidhje që të tejkalohet kjo situatë: konsultimi i ekspertëve, biseda me redaktorët, brifingje të rregullta dhe trajnime të përbashkëta të gjykatësve me gazetarët.

    Kryetari i komisionit për ankesa të Këshillit për etikë në media në Maqedoni, Mirçe Adamçevski u zotua për përmirësimin e komunikimit mes gjykatësve dhe SEEM.

    Në këtë debat pjesëmarrësit u pajtuan që takimet e tilla duhet të kalojnë në praktikë të rregulltë ndërsa gazetarët kërkuan që të ndërpret praktika e mosdënimit për sulmet ndaj gazetarëve dhe të përdoret praktika e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut kur gjykatat veprojnë për paditë për shpifje kundër gazetzarëve.

    • Share:
    author avatar
    ЗНМ Македонија

    Previous post

    Shpallje publike për shpërblim për raportim profesional për refugjatët
    May 26, 2017

    Next post

    Qeveria e re të mos nxitojë me heqjen e taksës radiodifuzive
    May 31, 2017

    You may also like

    3
    Punëtori për sigurinë e gazetarëve dhe kameramanëve në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe PTHP 
    28 May, 2023
    5
    U zhvillua punëtori treditore për përgatitjen e planit të ri strategjik të SHGM-së
    8 May, 2023
    slika krvodaritelstvo
    Manifestim humanitar me rastin e 3 majit, Ditës Botërore të Lirisë së Medias të organizuar nga SPGPM dhe SHGM
    3 May, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?