• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Gazetarët dhe avokatët shkëmbyen përvoja mbi paditë SLAPP

    Gazetarët dhe avokatët shkëmbyen përvoja mbi paditë SLAPP

    • Categories Aktivitete
    • Date April 22, 2022

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Zyra e Këshillit të Evropës organizuan seminar treditor ekspertësh me temë: “Paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP), përvojat krahasuese dhe praktika për njohje dhe parandalim” nga 14 deri më 16 prill në Gjevgjeli.

    Në këtë seminar profesional morën pjesë juristë dhe gazetarë të cilët patën mundësinë të diskutojnë dhe të shkëmbejnë përvoja mbi paditë SLAPP ose të njohura si padi strategjike për parandalimin e pjesëmarrjes publike që synojnë të frikësojnë dhe lodhin financiarisht gazetarë(e)t apo mediat e pandehura. Kur iniciohen nga politikanë(e)t dhe bartësi(e)t e funksioneve publike, këto procese gjyqësore mund të shkaktojnë frikë dhe autocensurë tek gazetarë(e)t, duke cenuar kështu të drejtën e qytetarë(e)ve për t’u informuar.

    Mlladen Çadikovski, kryetari i SHGM-së, në fjalimin e tij theksoi:

    “Është mirë që kemi mundësinë të shohim njëri-tjetrin në një seminar profesional, ku tema kryesore janë paditë me të cilat përballemi shpesh, të shkëmbejmë mendime dhe përvoja që do të na ndihmojnë të ndryshojmë në të ardhmen, të përmirësojmë qasjen kur bëhet fjalë për paditë SLAPP. Këtu, me ne janë ekspertët nga Këshilli i Evropës, të cilët besoj se do të kontribuojnë shumë në adresimin e çështjes për të dyja palët e pjesëmarrësve – gazetarët dhe avokatët”.

    Aleksandra Bogdanovska, menaxhere e lartë e projektit, Zyra programore e Këshillit të Evropës në Shkup, theksoi bashkëpunimin me SHGM-në si pjesë e projektit “Liria e shprehjes dhe liria e mediave në Maqedoninë e Veriut (JUFREX 2)”:

    “SHGM janë partnerët tanë dhe së bashku synojmë tema dhe qëllime që janë me interes të përbashkët duke aranzhuar paraprakisht dhe duke adresuar problemet dhe nevojat aktuale. Në këtë drejtim është edhe ky seminar profesional, i cili fatkeqësisht është edhe i fundit në kuadër të projektit konkret, por do të theksoj se në të kaluarën kemi pasur bashkëpunim shumë të suksesshëm në tema që janë të ndryshme dhe tema që kanë kontribuar në ndryshimet ligjore, siç janë paditë strategjike kundër pjesëmarrjes së publikut. Do të doja të ju njoftoj se Këshilli i Evropës ka formuar një grup pune që do të merret me këtë çështje, gjegjësisht me miratimin e rekomandimit për SLAPP”.

    Në seminar morën pjesë edhe ekspertë nga Këshilli i Evropës, specialiteti i të cilëve është pikërisht ky lloj padish.

    Flutura Kusari foli për paditë SLAPP, pse ato u bënë një kërcënim serioz për gazetarinë dhe hulumtimet e disponueshme mbi këtë temë, dhe më vonë u mbajt një diskutim në grupe me temë “Si të reagojmë kur përballemi me SLAPP?”, një seancë që ofroi mundësi për të diskutuar për atë se si të njihet një padi SLAPP, si mund të reagojnë mediat ndaj një padie SLAPP dhe si të kërkohet mbështetje, ndërsa u bisedua edhe për rolin e avokatë(e)ve dhe gjyqtarë(e)ve.

    Eksperti i dytë nga Këshilli i Evropës, Aleksandar Kaçamov, prezantoi tre raste të SLAPP nga Evropa, me një diskutim të hapur nga të pranishmit për këtë temë.

    Realizimi i këtij lloji të seminareve është i një rëndësie të veçantë për gazetarët, por edhe për avokatët që kanë praktikë të përfaqësimit të gazetarëve në kontestet juridike sepse përvojat e të dyja palëve me paditë SLAPP kontribuojnë për gatishmëri më të madhe për t’u marrë me këtë çështje.

    * Kjo ngjarje është e organizuar nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, si partner i projektit “Liria e shprehjes dhe liria e mediave në Maqedoninë e Veriut (JUFREX 2)” në kuadër të aksionit të përbashkët programor të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019 – 2022

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    U mbajt takim pune i seksionit të gazetarëve të rinj në SHGM
    April 22, 2022

    Next post

    SHGM dhe SHAMA nënshkruan Memorandum bashkëpunimi dhe i prezantuan programet amerikane për zhvillim dhe shkëmbim
    April 27, 2022

    You may also like

    Sredba Stip 1
    Takim me gazetarë dhe punonjës mediatik nga qendra rajonale e Shtipit
    28 November, 2023
    MicrosoftTeams-image (17)
    E drejta e autorit dhe (mos)respektimi në punën e fotoreporterëve
    23 November, 2023
    MicrosoftTeams-image (16)
    SHGM dhe Seksioni i Kameramanëve në SHGM – sfidat aktuale dhe zgjidhjet e mundshme
    21 November, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?