• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Gazetarët debatuan me gjyqtarë dhe prokurorë publikë nga Kumanova në temë siguria e gazetarëve 

    Gazetarët debatuan me gjyqtarë dhe prokurorë publikë nga Kumanova në temë siguria e gazetarëve 

    • Categories Aktivitete
    • Date June 30, 2023

    Gjatë javës së kaluar, gazetarët dhe punëtorët e mediave nga Kumanova debatuan me gjyqtarë dhe prokurorë publikë nga ky qytet për sigurinë e gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë përmes prizmit të ndryshimeve të reja ligjore, Kodit Penal dhe Ligjit për Përgjegjësi Civile për Fyerje dhe Shpifje. 

    Në takim u debatua hapur sesi gjykatat dhe prokuroritë duhet të jenë proaktive në komunikimin e tyre me mediat, të bëjnë thirrje për brifingje për gazetarët, të publikojnë në kohën e duhur vendimet e gjykatave dhe t’i mundësojnë publikut pasqyrë në  administrimin e drejtësisë. 

    Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski tha se përfaqësuesit e gjyqësorit janë mjeshtër të informacionit por shërbyes të qytetarëve dhe se duhet të gjejnë mënyrë për të komunikuar mënyrën e veprimit me gazetarët, ndërsa nëpërmjet kësaj edhe me qytetarët. 

    Kryetari i Këshillit Gjyqësor- Mediatik, Vasko Magleshov i prezantoi ndryshimet kyçe të Kodit Penal, në fushën e mbrojtjes së gazetarëve, siç janë format e kualifikuara të veprave ku viktima janë gazetarët dhe ndjekja e autorëve të veprave penale në rrugë zyrtare në raste ku të dëmtuar janë gazetarët. 

    Ai theksoi se siguria e gazetarëve dhe punonjësve mediatik është parakusht për kryerjen profesionale të profesionit të gazetarit dhe për informimin objektiv dhe në kohë të qytetarëve. 

    Magleshov ka thënë se ka pasur një përvojë të shkëlqyer në prokurorinë e Kumanovës, kur me kërkesë të një kolegu nga Shqipëria i janë ofruar të dhëna nga një lëndë e përfunduar ndërsa për të cilën ka vepruar prokuroria e Kumanovës.

     

    Ndër të tjera, ai prezanton ndryshimet kryesore në Ligjin e ri për përgjegjësinë civile për shpifje dhe fyerje, i cili ndër të tjera parasheh shuma më të ulëta për shpifje dhe fyerje të konstatuara, në krahasim me ligjin e mëparshëm. 

    Ai tha se është e rëndësishme që drejtësia të jetë e dukshme jo vetëm për palët në procedurë, por edhe për mbarë opinionin sepse vendimet merren në emër të qytetarëve. 

    “Komunikimi i ndërsjellë mes gazetarëve dhe përfaqësuesve të gjyqësorit ndikon drejtpërdrejt në ndërtimin e imazhit që qytetarët e kanë në gjyqësor dhe në shkallën e besimit. Sipas njoftimeve nga Ministria e Drejtësisë, gjykatat do të kenë detyrim të publikojnë aktgjykimet e pavlefshme, që do të thotë se gazetarët nuk do të duhet të presin që një verdikt i caktuar të marrë formë të prerë. 

    Kryetari i Këshillit të Nderit në SHGM, Sashe Dimovski tha se Gjykata e Kumanovës me vite është një nga gjykatat që rregullisht publikon aktgjykimet në ueb faqe dhe se është burim solid i informacionit për gazetarët, nga i cili mund të dalin informacione për tema të ndryshme. 

    Nga ana tjetër kolegët-gazetarë nga Kumanova theksuan se presin qëndrim proaktiv nga gjykata dhe nga prokuroria, sa i përket informimit për lëndët, për profilin e veprave që zhvillohen në gjykatë etj. Gjatë diskutimit ata theksuan se gjykata mund të organizojë një brifing me gazetarë dhe të informojë për vendimet e marra, por edhe për problemet me të cilat ballafaqohet gjykata. 

    Gjyqtarët dhe prokurorët i ndanë përvojat e tyre që kanë pasur me gazetarët. Ata theksuan se është në veçanti e rëndësishme që janë miratuar ndryshimet e reja në Kodin Penal, në kuptimin që ato ofrojnë mbrojtje më të madhe për gazetarët. Ata theksuan se këto takime janë të një rëndësie të veçantë për ata, pasi që nga afër njihen me sfidat dhe problemet që sjell profesioni i gazetarit.  

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM: Dënim të ashpër për kërcënimet publike për dhunë ndaj gazetarëve dhe punëtorëve të mediave, të drejtuara në emisionin kontaktues në TV 24
    June 30, 2023

    Next post

    SHGM, SPGPM dhe KEMM: Dënojmë ashpër vendimin skandaloz për vendosjen e censurës nga “Sloboden Peçat”
    July 7, 2023

    You may also like

    381042531_244023364849313_5860258877227029406_n
    SHGM me përfaqësuesin e saj në konferencën në Suedi të titulluar “Mbrojtja e së vërtetës – zbulimi i njohurive nga gazetaria investigative”
    25 September, 2023
    naslovna (7)
    SHGM dhe KEMM me denoncim në MPB për përhapje të gjuhës së urrejtjes në faqen e Facebookut të Kanal 5
    18 September, 2023
    ZNM
    Është dorëzuar kallëzim në MPB për kërcënime në internet ndaj gazetarëve të IRL-së
    12 August, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?