FUSHATA E SHGM-SË: UDHËZUES PËR EDUKIM GAZETARESK
Digjitalizimi dhe pandemia kanë kontribuuar që edhe njëherë të rishikohet konfidencialiteti i informacioneve që transmetohen përmes mediave. Në momente kaq të ndjeshme, profesionalizmi i gazetarëve është faktor kryesor në drejtim të informimit të vërtetë dhe në kohë të publikut. Për këto arsye, SHGM-ja fillon një video fushatë në mënyrë që të theksojmë edhe një herë standardet etike dhe profesionale të Kodit Etik të Gazetarëve.
Fushata i përfshinë të gjithë nenet e Kodit. Ideja e SHGM-së përmes kësaj fushate është të theksojë se standardet profesionale gazetareske duhet të jenë një udhëzues kryesor në identifikimin e gazetarisë etike si një e mirë publike.
Gazetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në shoqëri, të njohin dhe respektojnë përgjegjësinë gjatë transmetimi të lajmeve në publik. Transmetimi i informacioneve është i rëndësishëm për shkak të efektit që ka tek njerëzit dhe proceset shoqërore.
Detyra kryesore e gazetarëve është të respektojnë të vërtetën dhe të drejtën e publikut për t’u informuar në përputhje me nenin 16 të Kushtetutës sonë. Liria e mediave është e drejtë e patjetërsueshme, gazetarët kanë rol për të përcjellin informacione, ide dhe mendime, dhe të drejtën për të komentuar, duke respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informacioneve, duke u përpjekur të jenë të sinqertë, objektivë dhe të saktë.
Parandalimi i censurës dhe shtrembërimit të lajmeve është e drejtë dhe detyrë e gazetarëve.
Duke ndjekur rolin e tyre në ndërtimin e demokracisë dhe shoqërisë civile, gazetarët duhet të mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë, të respektojnë pluralizmin e ideve dhe qëndrimeve, të kontribuojnë në përforcimin e shtetit juridik dhe kontrollin e pushtetit dhe subjekteve të tjera nga jeta publike. Gazetarët duhet të njohin linjat e kuqe të interesit publik, pa shkelur liritë dhe të drejtat personale. Me qëllim të avancimit dhe përforcimit të standardeve profesionale të gazetarëve, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë po fillon fushatë përmes videove të shkurtra për të promovuar të gjitha nenet e Kodit Etik të Gazetarëve.
Të gjitha videot janë bërë me mbështetjen e Programit për Media në Evropën Juglindore të Fondacionit “Konrad Adenauer”