• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • Fillon debati publik për krijimin e Fondit për produkte gazetareske: SHGM dhe organizatat gazetareske evropiane në takim në Qeveri

    Fillon debati publik për krijimin e Fondit për produkte gazetareske: SHGM dhe organizatat gazetareske evropiane në takim në Qeveri

    • Categories LAJMËRIME
    • Date June 5, 2023

    Me kërkesë të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) , sot është mbajtur takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski së bashku me përfaqësues të pesë organizatave botërore gazetareske dhe mediatike që janë në vizitë në Maqedoni.

    Temë e bisedës ishte nevoja që Qeveria dhe komuniteti i gazetarëve të gjejnë bashkërisht një mekanizëm përmes të cilit do të promovohet pluralizmi në raportimin mediatik, por edhe përmirësimi i përmbajtjes mediatike në përgjithësi, ku do të mbizotërojë interesi publik dhe jo ai partiak. 

    Për këtë qëllim, përfaqësuesit e organizatave gazetareske dhe mediatike theksuan domosdoshmërinë e krijimit të një fondi për mbështetjen e pluralizmit në media. Është e rëndësishme të kemi një mekanizëm që do t’u japë mundësi të gjitha mediave dhe gazetarëve që kanë ide për përmbajtje cilësore mediatike, të kenë akses, në mënyrë transparente dhe të drejtë të mbështeten në përpjekjet e tyre për të kënaqur interesin publik.

    Kryeministri Kovaçevski përshëndeti përpjekjet e organizatave gazetareske dhe shprehu gatishmërinë për hapjen e debatit publik për kërkesat për krijimin e fondit për mbështetjen e pluralizmit në media në Maqedoni.

    Krahas kësaj, në takim u diskutua për marrjen e hapave të mëtejshëm që do të ndikonin në rritjen dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes, masat për mbrojtje më të madhe të gazetarëve nga sulmet verbale dhe fizike, veçanërisht për gazetaret femra që janë më të ekspozuara ndaj sulmeve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. 

    Për sa i përket transparencës së Qeverisë, u përcollën disa nga pengesat me të cilat përballen punonjësit e medias lokale dhe u kërkua edhe një herë që çdo foto, video dhe tekst nga Qeveria dhe çdo institucion publik të shënohet qartë si përmbajtje qeveritare. Gjithashtu për këtë kërkesë, nga përfaqësues të kabinetit qeveritar, u theksua se ekziston vullneti për të diskutuar për një zgjidhje të mundshme teknike.

    Në periudhën prej 5 deri më 7 qershor përfaqësuesit e organizatave gazetareske dhe mediatike po realizojnë takime me Presidentin e Shtetit, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, Ministrin Shoqërisë Informatike dhe Administratës, drejtorët e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe të Servisit Publik  (RTM), me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadën e SHBA-së, si dhe me një grup gazetarësh dhe redaktorësh, anëtarë të SHGM-së.

    Këto takime realizohen në kuadër të “misionit për verifikimin e fakteve” të organizuar nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë. Në kuadër të këtij misioni, përfaqësuesit e SHGM-së  dhe “Federatës Evropiane të Gazetarëve”, “Free Press Unlimited”, “International Media Institute”, “Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias”, dhe “Osservatorio Balcani e Caucaso”. Transeuropa”,  zhvillojnë takime me aktorë të rëndësishëm për sektorin e medias dhe së shpejti do të publikohet një raport me gjetjet dhe rekomandimet.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM: Prezantohen sfidat e gazetarëve para institucioneve në Bruksel
    June 5, 2023

    Next post

    SHGM dhe organizatat ndërkombëtare të gazetarëve në skanimin e situatës mediatike në Maqedoni
    June 7, 2023

    You may also like

    169 (77)
    SHGM: PTHP-ja dhe Këshilli Gjyqësor të përcaktojnë urgjentisht përgjegjësinë për moszbatimin e vendimit për mbrojtjen e gazetares
    7 August, 2026
    169 (77)
    SHGM dënon pengimin e punës së kameramanit të TV Tera dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga MPB dhe Prokuroria
    5 August, 2026
    169 (77)
    SHGM dënon sulmin ndaj ekipit gazetaresk të TV Globi dhe kërkon hetim urgjent nga MPB
    21 July, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?