FEG uron zgjedhjen e kryetarit të ri të SHGM-së

Federata Evropiane e Gazetarëve ia uroi fitoren kryetarit të sapo zgjedhur të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë – Mlladen Çadikovski.
Ato i uruan sukses Çadikovskit dhe i porositën të vazhdojë me punën dhe angazhimin për interesat e gazetarëve.
Njëkohësisht, FEG falënderoi kryetarin e deritanishëm të SHGM-së – Naser Selmani për angazhimin e tij të vazhdueshëm për lirinë e mediave dhe të drejtat e njeriut, dhe përkujtuan se ai ka punuar në kohëra jashtëzakonisht të vështira.