• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • FEG dënon sjelljen e pahijshme të funksionarëve shtetërorë ndaj gazetarëve në Maqedoninë e Veriut

    FEG dënon sjelljen e pahijshme të funksionarëve shtetërorë ndaj gazetarëve në Maqedoninë e Veriut

    • Categories LAJMËRIME
    • Date February 8, 2023

    Gjatë ditëve të fundit , funksionarë shtetërorë në Maqedoninë e Veriut në disa raste kanë sulmuar verbalisht gazetarë dhe media. Federata Evropiane e Gazetarëve (FEG) iu bashkua organizatës së saj partnere në Maqedoninë e Veriut – Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), në dënimin e sjelljes së pahijshme të figurave publike, duke i përkujtuar për detyrimet morale që lidhen me funksionet publike.

    Që nga 16 janari, kryeministri, disa ministra dhe kryetari i një partie politike kanë përdorur gjuhë poshtëruese ndaj disa gazetarëve të cilët po e bënin punën e tyre duke u bërë pyetje figurave të njohura publike në Maqedoninë e Veriut.

    Konkretisht, më 16 janar, kryeministri Kovaçevski tha: “Unë besoj se zoti Ahmeti e ka bërë atë deklaratë bazuar në fakte dhe ju duhet të kërkoni shpjegim nga ai. Duke qenë se edhe unë kam mendimin tim personal për mediat, mund të jap mendimin tim personal se si sillen disa media. Për sa më përket mua, mund të them se ka media në vend, politika editoriale e të cilave ngjan me një kompani që tregton me energjense, dhe ka edhe një media, politika editoriale e së cilës ngjan me departamentin e komunikimit të një partie. Deklarata e kryeministrit i referohet deklaratës së kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i cili publikisht i cilësoi TV Telma dhe TV Alfa si media “armiqësore”.

    Më 6 shkurt, ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, në një konferencë për media ka mbajtur një “mësim gazetarie”, që për gazetarët e pranishëm në Spitalin klinik të Tetovës është dashur të kuptohet si “kritikë pozitive”.

    Më 2 shkurt, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi komentoi në një konferencë për media se një gazetar ka bërë një pyetje në emër të gazetarëve të tjerë, në vend që t’i përgjigjet kësaj pyetjeje specifike lidhur me rritjen e çmimit të gazit natyror.

    Më herët, një këshilltar për politikat arsimore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës poshtëroi një gazetar gjatë një konference për shtyp duke thënë se gazetari bëri “pyetje me tendencë për ta nxjerrë ministrin jashtë kontekstit”.

    Sipas SHGM-së, këta shembuj nuk janë më incidente të izoluara: “Ditëve të fundit SHGM alarmoi për këtë trend negativ të rritjes së qëndrimit joprofesional të zyrtarëve publikë ndaj gazetarëve. Kujtojmë se zyrtarët shtetërorë janë në shërbim të publikut dhe se nuk duhet të kenë qëndrim të papërshtatshëm dhe ofendues ndaj gazetarëve, dhe rrjedhimisht ndaj publikut të gjerë të cilit duhet t’i transmetohet informacioni. Nuk bëhet fjalë më për incidente të izoluara”, tha Dragan Sekulovski, drejtor ekzekutiv i SHGM-së.

    Sekretari i Përgjithshëm i FEG Ricardo Gutiérrez shtoi se: “Thirrjet publike dhe sjellja e papërshtatshme e zyrtarëve publikë ndaj gazetarëve po bëhen gjithnjë e më e shpeshtë. Me partnerët tanë vendorë po monitorojmë gjendjen e këtij trendi negativ. Gazetarët dhe punonjësit e medias duhet të punojnë në një mjedis ku nuk ndihen të kërcënuar, dhe ku zyrtarët i trajtojnë me respekt dhe mirëkuptim, siç e kërkon puna. “Zyrtarët duhet të justifikojnë rolin e tyre dhe të udhëheqin me shembull kur ndërveprojnë me gazetarët, në vend që të krijojnë dyshime apo t’i diskreditojnë ata”.

    Lidhëzja me njoftimin e FEG – https://europeanjournalists.org/blog/2023/02/08/north-macedonia-efj-condemns-inappropriate-behaviour-of-state-official-towards-journalists/

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Hapet konkursi për çmimet vjetore të SHGM – së
    February 8, 2023

    Next post

    SafeJournalists: Zyrtarët shtetërorë dhe politikanët në Maqedoninë e Veriut të ndërpresin sjelljen joprofesionale ndaj gazetarëve
    February 9, 2023

    You may also like

    ZNM
    Suhejl Jonuzi është koordinatori i ri i Seksionit të Kameramanëve të SHGM-së në rajonin e Pollogut
    13 March, 2023
    ZNM
    SHGM, SPGPM dhe KEMM: përgjegjësi e domosdoshme për narrativin publik që stimulon urrejtje dhe agresion 
    20 February, 2023
    9
    PËR MBROJTJEN E DINJITETIT TË GAZETARIT
    16 February, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?