• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Është publikuar aktgjykimi i turpshëm ndaj IRL-së: për gjykatësen Jovanka Spirovska Paneva, gazetarët e IRL nuk janë gazetarë dhe mund të përballen me ndalesë për punë

    Është publikuar aktgjykimi i turpshëm ndaj IRL-së: për gjykatësen Jovanka Spirovska Paneva, gazetarët e IRL nuk janë gazetarë dhe mund të përballen me ndalesë për punë

    • Categories Aktivitete
    • Date November 10, 2023

    “IRL nuk është media dhe mund të përballet me ndalesë për punë”, këto janë citate të parafrazuara në një pjesë të shpjegimit me shkrim të aktgjykimit të gjykatëses Jovanka Spirovska Paneva, e cila vendosi në rastin “Feroinvest kundër IRL”. Vendimi për storjen “Konspiracion kundër ajrit” është publikuar më 24 tetor dhe sot ka mbërritur edhe shpjegimi me shkrim, i cili përdor një sërë kualifikimesh problematike që kufizohen me censurën dhe kërcënimet për mbylljen e medias.

    Respektivisht, gjykatësja Paneva, në arsyetimin nga aktgjykimi 8P5-33/23, konteston statusin e gazetarëve në IRL dhe pretendon se IRL nuk është media, përkatësisht IRL nuk është shoqatë për “raportime gazetareske”.

    “IRL-ja nuk ka as statusin e medias, si mjet për informimin e publikut sipas Ligjit për media, dhe anëtarët e saj nuk kanë statusin e gazetarëve, kështu nuk munden, me qëllim të informimit të publikut, të krijojnë emisione gazetareske, të paraqiten si gazetarë ose merren me zhanrin e gazetarisë investigative dhe këto t’i publikojnë përmes mjeteve të informimit publik”.

    Përveç kësaj, për kolegen e Cvetkovska, e cila është gazetare me çmime botërore në fushën e gazetarisë hulumtuese, gjykatësja Paneva thotë se “ajo nuk ka kapacitet të gazetares në shoqatë (nënkupton IRL), kështu që nuk mund të përfaqësohet në emisionet që ata filmojnë, as si redaktore dhe as si gazetare, sepse emisione të tilla nuk konsiderohen si produkt gazetaresk”. Në këtë kuptim, gjykata konstaton se “deklaratat e koleges Cvetkovska janë të parëndësishme” pasi IRL si organizatë nuk  është lejuar fare të publikojë hulumtimin.

    Ky aktgjykim konteston faktin se shoqatat civile lejohen dhe mund të jenë media në Maqedoni dhe se ato as që duhet të ekzistojnë. Në sqarim ka një udhëzim që Ministria e Drejtësisë mund të vendosë ndalesë pune për IRL-në.

    “Sidoqoftë, shoqata e paditur (duke iu referuar IRL-së) me siguri ka parashikuar në statusin e saj se çfarë veprimesh mund të ndërmarrë për të arritur qëllimet e saj, sepse në rast të mbikëqyrjes së mundshme nga një organ i autorizuar, dhe në përputhje me nenin 65 të Ligjit të sipër-përmendur, mund të ndalojë punën e organizatës civile (që do të thotë IRL) nëse, ndër të tjera, veprimet e tyre cenojnë liritë dhe të drejtat e të tjerëve.”

    Kjo mund të interpretohet si thirrje e Panevës drejtuar pushtetit ekzekutiv për përballje institucionale me mediat kritike.

    KY PRECEDENT GJYQËSOR I RREZIKSHËM DËMTON PAVARËSINË E MEDIAS DHE BIE NDESH ME KËSHILLIN E EVROPËS. KONKRETISH , ËSHTË NË KUNDËRSHTIM ME REKOMANDIMIN CM/REC(2011)7, SIPAS TË CILIT KONSIDEROHET SE PËR SHKAK TË NATYRËS SË POSAÇME TË INTERNETIT, “DETYRIMET DHE PËRGJEGJËSITË ” QË DUHET T’I NDAHEN PORTALIT  INFORMATIV TË INTERNETIT PËR NEVOJAT E ARTIKULLIT 10 TË GJEDNJ-SË, TË NJËJTAT A MUND TË NDRYSHOJNË NË NIVELE TË CAKTUAR NGA ATO TË NJË BOTUESI TRADICIONAL.

    SHGM  të iniciojë një raport për këtë procedurë gjyqësore pranë Platformës së Këshillit të Evropës për promovimin e mbrojtjes së gazetarisë dhe sigurisë së gazetarëve. Platforma raporton për kërcënime serioze ndaj sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së medias në Evropë, me qëllim të formimit të reagimit të Këshillit të Evropës ndaj kërcënimeve dhe përgjegjësinë e shteteve anëtare.

    Kujtojmë se për storjen “Konspiracion kundër ajrit”, i cili u transmetua edhe në RTVM, IRL mori dy çmime gazetareske, ndërsa Këshilli i Nderit dhe Këshilli i Etikës, pas ankesave të mëparshme, morën vendime që ky produkt mediatik është në përputhje me Kodin Etik të Gazetarëve.

    Theksojmë se SHGM më 19 tetor ka dorëzuar kallëzim në Këshillin Gjyqësor për gjykatësen Spirovska Paneva për përjashtim të padrejtë të publikut nga seanca për këtë procedurë gjyqësore. Në kallëzim kërkohet që gjykatësja të marrë përgjegjësi për procedurën, ndërsa Këshilli Gjyqësor i RMV-së të fillojë procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore sipas provave të paraqitura dhe dispozitave ligjore të cekura kundër gjykatëses Jovanka Spirovska Paneva. Me kallëzimin,  kërkohet që të shqiptohet masë disiplinore në pajtim me Ligjin për gjykatat e RMV-së për shkak se gazetarët janë penguar të raportojnë nga seancë, dhe kështu si pasojë edhe opinioni që të informonet  për këtë procedurë gjyqësore. 

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    JO FUSHATAVE QEVERITARE NË MEDIA DHE KEQPËRDORIMIT TË FLAMURIT TË BE-SË NË PARLAMENT
    November 10, 2023

    Next post

    SHGM: Aktgjykim dënues për sulmuesin e kameramanit Ivan Kamçev nga TV24
    November 13, 2023

    You may also like

    Sredba Stip 1
    Takim me gazetarë dhe punonjës mediatik nga qendra rajonale e Shtipit
    28 November, 2023
    MicrosoftTeams-image (17)
    E drejta e autorit dhe (mos)respektimi në punën e fotoreporterëve
    23 November, 2023
    MicrosoftTeams-image (16)
    SHGM dhe Seksioni i Kameramanëve në SHGM – sfidat aktuale dhe zgjidhjet e mundshme
    21 November, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?