• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Është nënshkruar memorandum për bashkëpunim mes SHGM-së dhe Këshillit Gjyqësor-Mediatik

    Është nënshkruar memorandum për bashkëpunim mes SHGM-së dhe Këshillit Gjyqësor-Mediatik

    • Categories Aktivitete
    • Date February 24, 2023

    Në Gjykatën Penale në Shkup dje u mbajt një takim pune, ku morën pjesë përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), anëtarë të Këshillit Gjyqësor-Mediatik, gjykatës nga gjykatat Penale, Civile, Apelit dhe Kushtetuese në Shkup,  përfaqësues të Misionit të OSBE-së në Shkup, Këshillit të Evropës – Zyra e Programit në Shkup dhe Koalicioni Të gjithë Për një Gjykim të Drejtë.

    Në takim, kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor-Mediatik, Vasko Magleshov, nënshkruan memorandum për bashkëpunim ndërmjet dy organizatave.

    Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski mbajti fjalën hyrëse dhe tha:

    “Për ne është e rëndësishme që hapat për trajtimin e temave të rëndësishme për punën e gazetarëve dhe për lirinë e shprehjes në përgjithësi të mos shmangen nga praktika pozitive e gjykatës në Strasburg. Kjo është arsyeja pse SHGM organizoi dhe mori pjesë në seminare për gazetarë dhe gjykatës dhe prokurorë në të kaluarën, pasi nëpërmjet tyre donim të tregonim se mund të komunikojmë së bashku për temat që janë me interes për të gjithë, dhe se e dimë se cila është vija e kuqe kur abuzohet me lirinë e shprehjes dhe si pasojë cenohet ndonjë e drejtë e njeriut. Në këtë drejtim, sigurisht që gjykatësit janë të njoftuar  me mekanizmin e aplikimit të testit trepalësh, një mekanizëm që përdoret në gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg dhe është i rëndësishëm jo vetëm për gjykatësit por edhe për gazetarët, pasi gjatë zbatimit të tij praktik, fillimisht shqyrtohet nëse kufizimi i lirisë së shprehjes parashikohet me ligj, pastaj nëse synohet në arritjen e një qëllimi legjitim, dhe së fundmi, nëse ai është “i nevojshëm në një shoqëri demokratike”.

    Takimin e përshëndeti edhe kryetari i Gjykatës Themelore Penale në Shkup, Ivan Xholev, i cili tha:

    “Për mua personalisht pjesëmarrja në Këshillin Gjyqësor – Mediatik ndikoi në ndryshimin e perceptimit tim për medien. Mendoj se kishim vërtet nevojë për këtë organizim. Në vitet e fundit janë bërë shumë hapa në drejtim të asaj se si duhet të duket marrëdhënia mes gazetarëve dhe gjykatësve. Me nisma të Këshillit Gjyqësor – Mediatik është bërë strategjia për transparencë në Gjykatën Penale, e cila sapo është publikuar në faqen tonë dhe aktivitete të tjera që përmirësojnë vazhdimisht komunikimin e ndërsjellë”.

    Në fjalën e tij, kryetari i Këshillit Gjyqësor – Mediatik, Vasko Magleshov kujtoi fillimet e bashkëpunimit me Gjykatën Penale dhe tha:

    “Do të doja të shtoja disa detaje se si filloi historia jonë, në aspektin e bashkëpunimit, çfarë kemi kaluar dhe çfarë kemi idenë të bëjmë në të ardhmen. Në thelb, ideja jonë është bashkëpunim me frymë pozitive, më shumë respekt për njëri-tjetrin dhe sigurisht më shumë informim të publikut për informacione të rëndësishme për të”.

    Pas fjalimeve hyrëse dhe nënshkrimit të memorandumit, vazhdoi një debat nga përfaqësuesit e pranishëm të institucioneve dhe organizatave në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit me organet gjyqësore dhe mediatike përmes aktiviteteve, konsultimeve dhe fushatave të përbashkëta. U ndanë përvojat e mëparshme të gazetarëve dhe mediave të ndryshme në vend që raportojnë rregullisht për punën e gjykatave, si dhe përvojat e autoriteteve gjyqësore nga raportimi mediatik për proceset gjyqësore, të gjitha në favor të interesit publik, por edhe gazetarisë profesionale dhe pavarësisë së gjykatësve.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM dhe SPGPM kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit
    February 24, 2023

    Next post

    Seksioni i kameramanëve në SHGM zgjodhi koordinatorët e rinj
    February 27, 2023

    You may also like

    slika MK
    SHGM shënon tendenca negative në Raportin për nivelin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve për vitin 2022
    29 March, 2023
    Sredba na koordinatori – Veles
    Aktivitete rajonale dhe takim i seksionit të kameramanëve të SHGM-së në Veles
    29 March, 2023
    10
    Janë dhënë çmimet vjetore gazetareske të SHGM-së për vitin 2023
    27 March, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?