Ekipi gazetaresk i TV Alfa është penguar të raportojë gjatë festës së Ilindenit në Krushevë

Gjatë festimit të festës së Ilindenit më 2 gusht në Meçkin Kamen në Krushevë, sipas informacioneve nga TV Alfa, ekipi i tyre fillimisht është penguar të transmetojë ngjarjen me arsyetimin se nuk ishte i akredituar për të. Pas më shumë se një ore shpjegime me shërbimet qeveritare, atyre u është lejuar që të vazhdonin me ndjekjen e ngjarjes.
Ekipet gazetareske kanë të drejtë dhe obligim të raportojnë për ngjarje që janë me interes publik, dhe të mos pengohen në kryerjen e punës së tyre. Për SHGM-në, është e palejueshme që shërbimet qeveritare t’i pengojnë gazetarët të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale, veçanërisht kur bëhet fjalë për ngjarje të natyrës së hapur.
Kërkojmë përgjegjësi për sjelljen e tillë dhe apelojmë që në të ardhmen të përmbahen nga veprime të ngjashme me një qëllim, e ai është që të mos cenohet e drejta e qytetarëve për tu informuar.