• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • E vërteta apo interesat biznesore? Kush dëshiron që t’i heshtë gazetarët me paditë SLAPP?

    E vërteta apo interesat biznesore? Kush dëshiron që t’i heshtë gazetarët me paditë SLAPP?

    • Categories LAJMËRIME
    • Date December 27, 2023

    Autor: Slobodanka Jovanovska

    Sulmet fizike, fyerjet, fyerjet, kërcënimet, dhuna online dhe paditë për shpifje – janë një përditshmëri për gazetarët në Maqedoni. Edhe pse vendi është renditur shumë lart këtë vit për sa i përket lirisë së medies (në 38 nga 180 vende), megjithëse dënimet për shpifje dhe fyerje janë ulur në mënyrë drastike dhe një prokuror publik special kujdeset për të drejtat e gazetarëve, ende ka një tendencë për t’u rikthyer në disa kohë të vjetra kur mediet heshteshin. Ajo që i ngriti në këmbë gazetarët këto ditë ishte vendimi gjyqësor i shqiptuar për IRL-në lidhur me kontestin me biznesmenin Koço Angjushev, në të cilin thuhej se IRL nuk është medie, dhe se gazetarët e saj janë “të ashtuquajtur gazetarë”, se puna e tyre nuk mund të jetë publike, dhe se institucionet shtetërore duhet të rishqyrtojnë punën e tyre, duke hapur derën e mundësisë – për ndalimin e punës të tyre.

    Ky aktgjykim ngjalli dyshime se ka një evolucion në mënyrat e mbylljes së gojës së gazetarëve dhe se nuk bëhet fjalë për raste individuale, por për sulme strategjike ndaj atyre që guxojnë të shkruajnë për korrupsion të lartë. Në ato sulme marrin pjesë biznesmenë, politikanë, institucione, disa agjenci PR dhe medie të tjera, me qëllimin kryesor të komprometimit të gazetarëve si “zhvatës”, që t’i frikësojnë ata, t’i rraskapitin emocionalisht dhe financiarisht, si dhe fizikisht, duke shpenzuar kohë në procese gjyqësore, dhe duke u përballur me kumtesa dhe sulme në rrjetet sociale, me qëllimin përfundimtar për të pyetur veten – a ia vlen të shkruhet ajo storje hulumtuese?

    Kjo taktikë e frikësimit, e cila vlen jo vetëm për gazetarët, por edhe për blogerët, institucionet e pavarura, organizatat joqeveritare, aktivistët dhe të gjithë ata që shprehen në rrjetet sociale, është quajtur zyrtarisht Padia Strategjike Kundër Veprimit Publik (SLAPP), që po merr një hov shqetësues në Europë, dhe mesa duket po merr vrull edhe në vendin tonë.

    – Nuk na padisin për para…Koço Angjushev p.sh., ka kërkuar 2 euro dëmshpërblim. Qëllimi është të na diskreditojnë, të na e shkatërrojnë imazhin, thotë Sashka Cvetkovska nga Laboratori i Gazetarëve Hulumtues (IRL).

    IRL aktualisht po përballet me tetë procese gjyqësore të hapura, pesë prej të cilave janë iniciuar nga një biznesmen, një investitor i huaj në Maqedoni. Konkluzioni i përgjithshëm është se presioni kryesor tani vjen nga elita e biznesit dhe më pak nga ajo politike.

    – Ata e bëjnë këtë përmes një grupi mediesh, duke përfshirë mediat tradicionale, të cilët ata i paguajnë për të qenë në gjendje të bëjnë sulme përmes tyre. Paditë janë vetëm një justifikim për ta bërë këtë. Ushtri të tëra botesh vihen në dispozicion të dy partive më të mëdha politike për të na sharë, për të na quajtur zhvatës, të tillë, të tillë… Ne çdo ditë, në vend se të krijojmë përmbajtje, gjysmën e kohës u përgjigjemi sulmeve të tilla. Sepse nuk është vetëm padia, për të cilën mbahen pesë seanca në vit, nuk ka muaj kur “Feroinvest” nuk ka nga tre kumtesa kundër nesh ku na quajnë me emrat më të fëlliqur, dhe kjo është shumë rraskapitëse, ofenduese dhe streuese, thotë Cvetkovska. Në një nga njoftimet, IRL është akuzuar për “konstruksione të rreme dhe ide monstruoze” me vlerësimin se ato janë “kancer” për indin e shëndoshë të shoqërisë.

    Sipas saj, gjëja më shqetësuese është se nuk është vetëm IRL-ja shënjestër e sulmeve për hulumtimet e tyre, por edhe donatorët e tyre të cilët janë nën presion të paparë për të ndaluar financimin e tyre. Fakti që asnjë parti politike, e vogël apo e madhe, nuk doli me deklaratë në mbrojtje të lirisë së fjalës, përveç presidentit Stevo Pendarovski, për Cvetkovskën do të thotë se nuk i shqetësojnë sulmet e tilla.

    – Praktikisht nuk kemi mbështetje nga institucionet, ndaj oligarkët, biznesmenët dhe kriminelët janë të lirë për të na keqtrajtuar. Ndërsa ne kemi kërcënime të vazhdueshme për padi e padi. Na kërcënojnë me një pyetje kur ne pyesim, edhe para se të publikojmë ndonjë gjë. Dhe ato presione nuk janë vetëm ndaj gazetarëve, por edhe ndaj institucioneve të pavarura që janë nën presion për të mos na dhënë informacion, gjë që më jep arsye të besoj se bëhet fjalë për sulme strategjike nga disa anë me të njëjtin qëllim, mbylljen e gojës së gazetarëve, thotë Cvetkovska.

    Në të njëjtën kohë, ajo kujton paradoksin e institucioneve shtetërore dhe kompanive publike që paditin Komisionin për Qasje në Informacion, i cili duhet të luftojë për të drejtën e qasjes në informacion publik, pse ka vendosur në favor të kërkesave të tyre për t’i ofruar të dhënat e kërkuara. Sivjet kanë paraqitur 40 ankesa për refuzimin e dorëzimit të të dhënave, sepse përgjigjet e institucioneve po bëhen gjithnjë e më të pakta. Ajo thotë se ka presion edhe KSHPK pasi ka cituar pjesë të raportit të revizionit në seancat e saj. Të gjitha këto sipas ajo ka një efekt shumë dekurajues, sidomos te gazetarët e rinj.

    – Po mundohemi të krijojmë kuadro. Gazetarët paguhen më pak dhe gjithçka që kanë është entuziazmi dhe ndjenja se dikush në shoqëri e vlerëson atë që bëjnë. Gazetarët tanë të rinj punojnë për atë kënaqësi, e tani po i frikësojnë, thotë Cvetkoska.

    Irena Mulaçka nga e përjavshmja dhe portali “Focus” është përballur me një padi nga Orce Kamçev për shkak të një sërë shkrimesh për punën e “Beton”.

    – Tetë herë është prerë shiriti i spitalit, ndërsa ndërtimi ende nuk ka nisur, rrëfen ajo për një nga arsyet e padisë, e cila u refuzua nga gjyqtari pas tre seancave. Sipas saj, presionet nuk kanë qenë të drejtpërdrejta por përmes një rrjeti të nëndheshëm portalesh që publikonin shkrime fyese për gjoja çështje personale, për marrjen e parave (ryshfetit) nga një kompani e ilaçeve për të shkruar në favor të saj, etj.

    – Zhan Mitrev kërcënon me padi vetëm nëse e pyet diçka, thotë Mulaçka, duke shtuar se kërcënimi i fundit për padi që e ka marrë është bërë me një mohim prej 50 faqesh dhe i referohet një storjeje kërkimore për dhënien e diplomave në Fakultetin e Mjekësisë në Shtip.

    Ajo mënjanohet nga presionet që të mos ndikojë në punën e saj sepse, thotë ajo, duan të na “kapin në kondicion”, por ka pasur raste, deri në vitin 2014, kur u vetë-censurua për shkak të presioneve, sepse atëherë “Fokus” u përball me 14 padi nga politikanë dhe biznesmenë të rangut të lartë me mijëra euro kërkesa për dëmshpërblim. Si eksperiencë më karakteristike ajo tregoi rastin me përvetësimin e barnave në Klinikën e Onkologjisë, pas publikimit të së cilës njëri prej të përmendurve i ofroi: “Thuaj se e mohon storjen tënde, do ta pakësosh dëmin”, që dukshëm është kërcënim për padi.

    Meri Jordanovska, si gazetare në ueb portalin A1on, në vitin 2020 e pyeti deputetin dhe liderin e së majtës, Dimitar Apasiev, se si mendon se partia e tij t’i shpenzon paratë e buxhetit dhe nëse planifikon t’i kthejë në buxhet. Kjo ishte shkak për dhjetëra statuse ofenduese dhe përçmuese në Facebook të Apasievit që kulmuan me një proces gjyqësor pasi ajo i bëri publike. Në to, ndër të tjera, Apasiev pyet: “E ato të LSDM-ja kur i pyesni,  e thërrisni drejtpërdrejt Zaevin apo Qendrën e Komunikimit?”. Unë kam qenë gjithmonë korrekt me “sorospite” dhe “kurircite”,  por mbani një nivel profesionalizmi”.

    Padia e dorëzuar në Gjykatën Themelore Penale është cilësuar si “publikim i paautorizuar i të dhënave personale” nga neni 148 i Kodit Penal. Konkretisht, deputeti konsideroi se një “print screen” i përgjigjes së tij në një pyetje të bërë me SMS nga një gazetar, ishte “regjistrim personal”.

    “Sipas nenit 148 të Kodit Penal, nëse do të shpalleshim fajtorë, do të përballeshim me gjobë ose me burgim deri në një vit”, thekson Jordanovska.

    Padia ishte drejtuar kundër saj, kundër gazetarit që shkroi tekstin dhe kundër kryeredaktorit të A1on, Predrag Petroviq dhe kompanisë botuese të A1on.

    – Ishte më se e qartë se ishte një padi SLAPP për dy arsye – së pari, padia erdhi nga një person që është në detyrë (deputet) dhe përveç kësaj, avokati i tij tregoi qartë se pas vendimit do të kërkojë dëmshpërblimi në një procedurë civile. Besoj se i gjithë ky kalvar ka qenë me të vetmin qëllim që mediat t’i shterojnë financiarisht dhe t’u futet frika gazetarëve “të mos e fusin Apasiev në gojë” në konotacion negativ, thotë Jordanovska.

    Pas gati dy vitesh zvarritje nëpër gjykata, çështja u mbyll, por ndërkohë reaguan të gjitha shoqatat vendase, SHGM, SPGPM, shoqatat ndërkombëtare Reporterët pa Kufij dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve.

    – Kjo më dha një motiv që të mos i jepja paditësit kënaqësinë që kërkonte, sepse e dija që nuk kisha bërë asgjë të keqe dhe për këtë kisha mbështetjen e plotë të kolegëve të mi. Pavarësisht se në fund, në një mënyrë, “u gjendëm të lirë”, kemi humbur edhe dy vite nëpër gjyq. Me vetë faktin se kur në gjykatë thuhet “le të ngrihet e akuzuara”, ndihesh i poshtëruar, i ulët, i nënvlerësuar, sepse gjithçka që kam bërë është të bëj punën time brenda kornizës së të gjitha standardeve profesionale dhe etike, e megjithatë unë jam në bankën e të akuzuarve sepse egoja e dikujt ishte lënduar. Më vjen keq të pranoj se gjatë atyre dy viteve derisa po zhvillohej gjyqi, nuk shkrova asnjë tekst në të cilin përmendja emrin e Apasievit – jo sepse kisha frikë prej tij, por sepse nuk doja që tekstet e mia të shiheshin si një lloj “hakmarrjeje” për shkak të padisë ndaj meje, thotë Jordanovska.

    Ajo është tronditur nga vendimi i Apelit për ta kthyer këtë çështje në rigjykim pas lirimit dhe beson se sa gazetarët kanë nevojë për trajnime në lidhje me punën e instancave gjyqësore, aq  sa ka nevojë për trajnime për gjyqtarët në lidhje me punën dhe standardet gazetareske.

    – Nga ky këndvështrim, mendoj se gjykatat nuk kanë shumë përvojë në këtë lloj padish dhe atë që konsiderohet të jetë interes publik. U gjenda në një situatë të justifikohem dhe të shpjegoj gjërat elementare për profesionin e gazetarit – që çdo ditë kontaktojmë politikanë, zyrtarë, anëtarë të partive politike dhe shumë personazhe të tjerë publikë në telefon, rrjete sociale, aplikacione të tjera komunikimi etj. , pa e ditur (sepse është krejtësisht e parëndësishme) nëse numri i celularit është në emrin e tyre apo në një llogari qeveritare. Çdo personazh publik ka mundësi të thotë se refuzon të përgjigjet, se nuk dëshiron të përgjigjet, se do të përgjigjet pa u cituar etj, por është e papranueshme sjellja e pahijshme për pyetjen e parashtruar me kulturë nga gazetari, thekson Jordanovska.

    Se gjykatësit nuk dinë të gjykojnë lidhur me lirinë e medieve, pajtohet edhe Sashka Cvetkovska.

    -Gjyqtarët janë krejtësisht të paarsimuar për të gjykuar lidhur me lirinë e fjalës. Ai arsim nuk duhet të zgjasë tre ditë, por duhet të jetë serioz sepse të drejtat e njeriut dhe liria e medies janë çështje të ndjeshme, thotë ajo.

    Mulaçka, nga ana tjetër, thotë se gjatë proceseve gjyqësore i është dashur të sqarojë gjëra elementare për mënyrën e punës në media, ku ka marrë pyetje nëse ka marrë leje nga i pandehuri për të publikuar foton e tij në ballinë. “Praktikisht më është dashur t’u shpjegoj se cila është puna jonë, se nuk mund të pritet që sot për pesëdhjetë lajme të publikuara t’u kërkoj leje të gjithëve për të publikuar një foto apo jo,” thotë ajo. Abuzimi me paditë SLAPP ka mobilizuar tashmë Bashkimin Evropian, i cili miratoi një rregullore që kërkon që ato të refuzohen në një fazë të hershme dhe shtetet të parashikojnë legjislacionin kombëtar që do të parandalojë të fuqishmit nga frikësimi dhe presioni ndaj gazetarëve. Një rregullore e ngjashme po përgatitet nga Këshilli i Evropës dhe duhet të miratohet deri në fund të vitit. Pasi ky lloj i padive u bë trend, në tre vitet e fundit filloi të krijohet regjistri i padive SLAPP, në të cilin ka hyrë edhe Maqedonia me pesë lëndë të regjistruara. CASE, Koalicioni kundër padive SLAPP në Evropë, vlerësoi se kërcënimet ndaj demokracisë po rriten gjithnjë e më shumë dhe se numri i padive ndaj gazetarëve është rritur në mënyrë dramatike, kështu që krahasuar me 135 padi SLAPP në Evropë në vitin 2021, vitin e kaluar janë regjistruar 570, dhe këtë vit madje 820, ndërkohë që mesatarja e dëmshpërblimit që kërkohet nga paditësit, biznesmenët, politikanët apo korporatat është 15 mijë euro për rast. Edhe pse në disa vende nuk ka padi të tilla sepse ka shumë pak media të pa ndikuara (Hungaria për shembull), ato ende konfirmojnë lirinë e kërcënuar të medias. Duke marrë parasysh numrin e banorëve, Malta është në krye për nga numri i padive, por në përgjithësi paditë SLAPP janë më të regjistruara në Poloni, dhe “kampion” i rajonit është Kroacia, e cila është më e keqe se Serbia, ndërsa në Malin e Zi nuk ka asnjë rast.

    Photo: Case

    Organizata Neni 19 (neni 19) vlerësoi se ka një tendencë të qartë të sulmit ndaj gazetarëve me padi SLAPP në pothuajse të gjitha vendet që u analizuan në Evropë dhe se asnjë prej tyre nuk ka rregullore për këtë çështje. Në varësi të legjislacionit kombëtar, ekzistojnë raste kur gazetarët ndalohen të shkruajnë lidhur me hulumtimet e tyre gjatë periudhës sa zgjatë gjykimi, ndërsa kur të përfundojë, nuk është më relevante. Paditë SLAPP shpesh fshihen pas padive për shpifje, e cila është vepër penale në gjashtë vende evropiane, dhe në njërën prej tyre mund të shkosh në burg për të. Pavarësisht numrave dhe praktikave, një gjë është e përbashkët për të gjitha – aktivizohen kur hetohet për korrupsion të lartë apo keq-qeverisje dhe arsyetimi është se “u prishet imazhi”.

    Në të njëjtën kohë, presionet kryesore në Maqedoni tani, sipas gazetarëve, nuk vijnë aq shumë nga politika, sa nga biznesi, edhe pse, sipas Cvetkovskës, shihet një kombinim i politikanëve, biznesmenëve dhe gjyqësorit, me rritjen e numrit të sulmeve të ndryshme kundër gazetarëve (nga 59 vitin e kaluar në 79 këtë vit), gazetarët janë bërë objekt talljeje dhe përbuzjeje dhe partitë politike, përmes medieve të tyre, qërojnë hesape me ta, duke përcaktuar se kush është gazetar dhe kush është jo. Dallimi në krahasim me herët e mëparshme, vlerëson ajo, është vetëm se tani ato sulme nuk vijnë nga një qendër – por nga më shumë.

    Photo: IRL

    Kjo analizë është përgatitur në kuadër të projektit “Paditë Strategjike kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP) janë një shuplakë për qytetarët dhe interesin publik”, e mbështetur nga UNESCO. Indikacionet e përdorura dhe prezantimi i materialit në këtë publikim nuk nënkuptojnë shprehjen e çfarëdo mendimi nga UNESCO-ja në lidhje me statusin ligjor të ndonjë vendi, territori, qyteti apo zone ose të autoriteteve lokale të atjeshme apo në lidhje me përcaktimin e kufijve. Autorët janë përgjegjës për përzgjedhjen dhe prezantimin e fakteve të përfshira në këtë publikim dhe, për mendimet e shprehura të cilat nuk janë domosdo ato të UNESCO-s, nuk janë të detyrueshme për Organizatën.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Kur sistemi heshtë, dhunuesit flasin me zë të lartë
    December 27, 2023

    Next post

    Konkurs publik për çmimet vjetore të SHGM-së
    January 10, 2024

    You may also like

    169 (77)
    SHGM: PTHP-ja dhe Këshilli Gjyqësor të përcaktojnë urgjentisht përgjegjësinë për moszbatimin e vendimit për mbrojtjen e gazetares
    7 August, 2026
    169 (77)
    SHGM dënon pengimin e punës së kameramanit të TV Tera dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga MPB dhe Prokuroria
    5 August, 2026
    169 (77)
    SHGM dënon sulmin ndaj ekipit gazetaresk të TV Globi dhe kërkon hetim urgjent nga MPB
    21 July, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?