Е shënuar Dita ndërkombëtare e lirisë së shtypit

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me partnerët nga Bashkimi Evropian dhe ambasadës së SHBA-së organizuan ngjarje në të cilën u shënua Dita ndërkombëtare e lirisë së shtypit. Në ngjarjen folën kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, ministri për transparencë dhe llogaridhënie Robert Popovski, shefi i departamentit për çështje politike, informata dhe komunikime në Delegacionin e Bashkimit Evropian Lukash Hollub, dhe Dejvid Stivenson, shefi i zyrës politike dhe ekonomike në ambasadën e SHBA-së në Shkup.
Në fjalimin e tij kryetari i SHGM-së shprehi solidaritet me kolegët gazetarë nga Evropa, Dafne Karuana Galicia dhe Jan Kuciak, të cilët humbën jetët e tyre duke kryer obligimet e tyre gazetareske. “Të rralla janë profesionet si gazetaria, ku çmimi për punën e kryer mirë paguhet me jetë”, tha Selmani.
Sipas tij, gazetarët sulmohen, censurohen dhe dënohen me qëllim që të heshtën dhe e vërteta të fshehët nga opinioni. “Sot duhet të qëndrojmë fortë në mbrojtje të mediave të pavarura nëse dëshirojmë të mbrohemi nga çdo lloj të propagandës dhe keqpërdorimit”, theksoi ai.
Dita ndërkombëtare e lirisë së shtypit, tha Selmani, duhet të rikujtojë Qeverinë për nevojën që t’iu përmbahet premtimeve të saja për lirinë e shtypit. “Ajo ka obligim të garantojë sigurinë e gazetarëve dhe të ndërpresë politikën e mosndëshkimit të sulmeve ndaj gazetarëve. Ligji i propozuar nuk siguron pavarësi financiare të RTM-së dhe nuk ka garancë se servisi publik me më pak para mund të prodhojë program më të madhe dhe më cilësore në interes të qytetarëve. Transparenca e Qeverisë është përmirësuar, por praktikat e reja nuk i praktikojnë të gjithë ministrat. Ka shembuj ku përfaqësues të qeverisë i bojkotojnë mediat kritike”, tha Selmani.
Shefi i departamentit për çështje politike, informata dhe komunikime në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Lukash Hollub, tha se në shoqëritë evropiane, mediat mundësojnë formë të pazëvendësueshme të këmbimit të mendimeve dhe qëndrimeve të ndryshme dhe gazetarët luajnë rol të rëndësishëm në këtë gjë. “Këto janë kohëra të vështira dhe të njëjtët kërkojnë përkushtim dhe kujdese serioze dhe të vazhdueshme. Në këtë proces qeveria, mediat, sektori civil dhe privat duhet t’i reflektojnë vlerat evropiane në punën dhe jetën e tyre të përditshme”, theksoi Hollub.
Përfaqësuesi i ambasadës të SHBA-së, Dejvid Stivenson, tha se këtë vit tema e Ditës ndërkombëtare e lirisë së shtypit është kontrolli i pushtetit në vend. Ai theksoi se transparencën që e mundësojnë mediat është shumë e rëndësishme për përgjegjësinë e pushtetit dhe sundimit të së drejtës. Stivenson e lavdëroi SHGM-në për promovimin e lirisë së fjalës. “Dua t’i falënderoj Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë për punën e saj, posaçërisht në mbajtjen e regjistrit të sulmeve mbi gazetarëve. Këtë regjistër shpesh e përdorim gjatë përgatitjes së raporteve të ndryshme”, theksoi ai.
Së bashku duhet të punojmë për standardet në lidhje me lirinë e mediave të cilët që do të vlejnë për çdo qeveri të ardhshme. Ne deri më tani kemi bërë mjaft, por ka edhe shumë punë para nesh”, tha ministri për transparencë dhe llogaridhënie Robert Popovski. Ai shtoi se kjo qeveri ka zero tolerancë për kërcënimet dhe sulmet mbi gazetarët.
Ngjarja e sotme ishte e organizuar në kuadër të projektit “Rrjetëzimi i gazetarëve për lirinë e mediave”, i financuar nga Bashkimi Evropian.