• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • DRAFTI I RI I KODIT TË GAZETARËVE TË MAQEDONISË I HAPUR PËR KOMENTE

    DRAFTI I RI I KODIT TË GAZETARËVE TË MAQEDONISË I HAPUR PËR KOMENTE

    • Categories Aktivitete
    • Date May 5, 2026

    Të nderuar punonjës të mediave dhe të gjithë akterët në sektorin mediatik, në vijim po ndajmë draft-tekstin e ri të Kodit të Gazetarëve, i përbërë nga tetëmbëdhjetë nene.
    Ju ftojmë të ndani komentet dhe mendimet tuaja, duke dhënë kështu një kontribut të rëndësishëm për përmirësimin e versionit aktual të punës.

    LIDHËZE DERI TE KODI

    Komentet mund t’i dërgoni në e-mail: contact@znm.org.mk deri më 18 maj, me shënimin “KOMENTE DHE MENDIME PËR KODIN”.

    Procesi i hartimit është ende në zhvillim, me konsultime të tjera të planifikuara për harmonizimin përfundimtar të tekstit të Kodit.

    Njëkohësisht ju njoftojmë se për këtë temë do të mbahet një ngjarje publike më 11 maj në ora 11:00 në Europe House.

    Procesi i ndryshimit dhe plotësimit të Kodit të Gazetarëve zhvillohet si një iniciativë gjithëpërfshirëse dhe shumëfazore, me qëllim avancimin e standardeve etike në gazetari dhe përshtatjen e tyre me sfidat bashkëkohore mediatike. Ndryshimet përfshijnë dy pjesë: rishikimin e dispozitave ekzistuese dhe vendosjen e rregullave të reja që i përgjigjen epokës digjitale dhe formave të reja të raportimit.

    Në kuadër të punës së deritanishme janë bërë ndryshime të rëndësishme në disa pjesë të Kodit. Është ndryshuar Preambula, ndërsa korrigjime janë bërë në nenet 1, 4, 6, 8, 10, 12, 14 dhe 17, me qëllim sqarimin dhe forcimin e standardeve profesionale dhe etike. Po ashtu, janë bërë ndryshime edhe në dispozitat përfundimtare. Si hap i rëndësishëm drejt modernizimit, janë shtuar edhe tre nene të reja që kanë të bëjnë me përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale në gazetari, çështjet që lidhen me mbledhjen e fshehtë të të dhënave dhe raportimin për rastet e vetëvrasjeve dhe tentativave për vetëvrasje. Në versionin aktual, Kodi etik përbëhet nga tetëmbëdhjetë nene.

    Procesi nuk kufizohet vetëm në ndryshime tekstuale, por bazohet edhe në një konsultim më të gjerë me komunitetin e gazetarëve. Në këtë drejtim janë organizuar disa punëtori dhe takime konsultative me gazetarë, redaktorë dhe punonjës mediatikë nga pjesë të ndryshme të vendit, ku janë mbledhur propozime praktike dhe përvoja nga terreni.

    Si pjesë e mbështetjes analitike për reformën, janë përgatitur edhe dy dokumente të rëndësishme që trajtojnë sfidat aktuale etike dhe ofrojnë udhëzime për modernizimin e standardeve gazetareske. Ato fokusohen në luftimin e dezinformatave, gjuhës së urrejtjes, mbrojtjen e grupeve të cenueshme, verifikimin e fakteve dhe ndikimin e teknologjive të reja në profesionin e gazetarit.

    Pritjet nga ky proces janë krijimi i një Kodi më të qartë, më të kuptueshëm dhe më të zbatueshëm, i cili do t’u ndihmojë gazetarëve në punën e përditshme. Pritet forcimi i profesionalizmit dhe etikës në raportim, përballje më e mirë me sfidat digjitale dhe teknologjitë e reja, si dhe rritje e besimit të publikut në media përmes informimit më cilësor dhe të verifikuar. Në këtë drejtim, mbështetja nga Civica Mobilitas është thelbësore për përfundimin me sukses të procesit dhe për krijimin e një Kodi bashkëkohor dhe funksional, i cili do të shërbejë si mjet bazë në praktikën gazetareske.

    Grupi punues i përbërë nga përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Institutit Maqedonas për Media dhe Këshillit për Etikë në Media, gjatë procesit ka zhvilluar takime ku janë marrë parasysh edhe shembuj nga kode të tjera etike në rajon dhe në Evropë. Hartimi ka filluar në korrik të vitit 2024, ndërsa Kodi i ri pritet të promovohet në gjysmën e dytë të vitit 2026.

    Aktiviteti është pjesë e projektit “Forcimi i standardeve etike për rritjen e besimit në media”, i mbështetur nga Qeveria e Zvicrës përmes projektit Civica Mobilitas.

    Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i pasqyron qëndrimet e Qeverisë së Zvicrës, Civica Mobilitas apo organizatave që e zbatojnë.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM: Pas skadimit të afatit për zgjedhjen në RTM, publiku pret një proces kredibil dhe plotësisht transparent
    May 5, 2026

    Next post

    SHGM: Institucionet publike duhet të sigurojnë qasje të barabartë për të gjitha mediat
    May 8, 2026

    You may also like

    2
    SHGM dhe ASHMAAV diskutuan për gjendjen aktuale të tregut mediatik dhe transparencën e pronësisë
    8 October, 2026
    169 (85)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM PËR TEKNOLOGJITË E REJA DHE SIGURINË DIGJITALE
    6 October, 2026
    169 (83)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIMIN T-AJM PËR EDUKIM FINANCIAR
    6 October, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?