Dënojmë sulmin mbi gazetarët e NOVA ТV

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë e dënon sulmin në Shkup mbi gazetarët e NOVA TV, i bërë nga ana e përfaqësuesit të iniciativës qytetare për mbledhje të nënshkrimeve kundër ndërtim të kampeve për refugjatë në Maqedoni.
Sulmi ndaj gazetarëve të NOVA TV paraqet sulm i drejtë për drejtë mbi lirinë e të shprehurit dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar.
I bëjmë thirrje opozitës të thërret anëtarësinë dhe përkrahësit e tyre që të ndërpresin me sulmet mbi gazetarëve sepse politika e dhunës është shkatërruese.
Jemi të inkurajuar nga reagimi i shpejtë i Ministrisë për punë të brendshme, e cila menjëherë e identifikoi personin, e thërriti në bisedë informative dhe paralajmëroi padi penale për dhunë.
Ndërtimi i sistemit efikas për dënim të çdo lloj të dhunës mbi gazetarët është parandalimi më i mirë që incidente të tilla mos të përsëriten në të ardhmen.