Dënojmë fyerjet dhe kërcënimet nga Stevço Jakimovski ndaj gazetarit Gorazd Çomovski

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër kreun e partisë GROM, Stevço Jakimovski për fyerjet dhe thirrjet për dhunë ndaj gazetarit të TV 24, Gorazd Çomovski.
Jakimovski shkroi një status në profilin e tij në Facebook menjëherë pas publikimit të një pjese të intervistës së Çomovskit me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai e ofendoi Çomovskin me fjalor i cili nuk i takon një politikanit dhe ish kryetarit të komunës dhe madje e qortoi Mickoskin për atë se nuk ia kishte ngrehur veshët gazetarit për ta përzënë gazetarin jashtë nga selia e partisë.
Theksojmë se për sigurinë e gazetarëve është shumë e rrezikshme kur ato fyhen dhe të kërcënohen nga politikanët, pavarësisht a janë kërcënuar nga ndonjë drejtues i partisë së madhe apo të vogël. Thirrje të tilla për dhunë mund të motivojnë një pjesë të anëtarësisë së partive për të rrezikuar sigurinë e gazetarëve, gjë që është e papranueshme në një shoqëri demokratike.
Në të njëjtën kohë, kujtojmë se kërcënimet në internet ndaj gazetarëve paraqesin vepër penale, prandaj SHGM do të paraqesë këtë rast në Sektorin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për Krimin Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale.