Dënojmë dëmtimin e veturës të gazetares Klinçarova

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë e dënon dëmtimin e veturës të gazetares të javores Fokus, Viki Klinçarova dhe atë e vlerëson si sulm të drejtë për drejtë mbi lirinë e fjalës dhe të drejtës për informim.
Koleges Klinçarova, të cilës dje autorë të panjohur me objekt të mprehtë ia dëmtuan veturën e saj, javën e kaluar një person me dosjе penale iu është kërcënuar për një tekst të publikuar në javoren Fokus.
Jemi të zhgënjyer me reagimin e ngadalshëm të stacionit të policisë në Negotinë, i cili nuk arriti të thërrasë në bisedime personin që kërcënoi gazetaren, duke shpjeguar se ishte festë.
Vullneti politik i Qeverisë dhe i ministrit të ri për punë të brendshme Oliver Spasovski që të ndalojnë sulmet mbi gazetarëve nuk do të jep rezultat nëse politika e tillë nuk zbatohet në të gjitha strukturat e policisë.
Parandalimi më i mirë i sulmeve të ardhshme mbi gazetarët është krijimi i një mekanizmi efektiv institucional për dënim të ashpër të sulmuesve të gazetarëve. Kjo do të dekurajojë dhunuesit dhe do të krijojë një mjedis të sigurt për punën e gazetarëve, pa të cilin situata me lirinë e mediave në Maqedoni nuk do të përmirësohet.
ShGM në gjashtë vitet e fundit ka regjistruar më shumë se 50 sulme mbi gazetarët, ndërsa deri më tani asnjë sulmues nuk është dënuar.