• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • Dënim për fushatën e njollosjes së mediave të pavarura dhe kërcënimet ndaj gazetarëve

    Dënim për fushatën e njollosjes së mediave të pavarura dhe kërcënimet ndaj gazetarëve

    • Categories LAJMËRIME
    • Date February 12, 2025

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGPM) dënojnë ashpër fushatën e vazhdueshme të njollosjes, e cila është e drejtuar kundër mediave të pavarura dhe kritike. Kjo fushatë, e përforcuar edhe më tej në rrjetet sociale, ka për qëllim diskreditimin e mediave dhe gazetarëve që zbulojnë korrupsionin, keqpërdorimin e pushtetit dhe çështje të tjera me interes publik.

    Narrativi i rremë se këto media kanë marrë fonde nga USAID për të minuar demokracinë është një përpjekje për të delegjitimuar punën e tyre, ndonëse raportimet e tyre kanë çuar në reforma ligjore, hetime penale dhe sanksione ndaj përgjegjësve për abuzime të ndryshme. Fushatat e tilla të njollosjes synojnë vetëm të heshtin gazetarinë e pavarur dhe kritike dhe të dëmtojnë besimin e qytetarëve te mediat.

    Fushata e njollosjes është intensifikuar sidomos në rrjetet sociale, ku nxit urrejtje ndaj gazetarëve, duke përfshirë sulme mizogjine dhe kërcënime ndaj gazetareve. Kjo retorikë jo vetëm që rrezikon sigurinë e individëve, por krijon një klimë frike, duke dekurajuar drejtpërdrejt gazetarinë e lirë dhe profesionale.

    Standardet ligjore ndërkombëtare, përfshirë ato të Këshillit të Evropës dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përcaktojnë qartë se sulmet ndaj gazetarëve janë një kërcënim për demokracinë dhe lirinë e medias. Kujtojmë se me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, gazetarët në Maqedoninë e Veriut kanë statusin e personave zyrtarë gjatë ushtrimit të detyrës së tyre profesionale.

    SHGM dhe SPGPM u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të sigurojnë mbrojtje për gazetarët nga ngacmimet dhe kërcënimet dhe i ftojnë qytetarët të refuzojnë dezinformatat dhe të mbështesin punën e pavarur mediatike, e cila është thelbësore për demokracinë dhe llogaridhënien e institucioneve dhe politikanëve.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

     Vendim mbi ankesën e NAN SHPK Shkup kundër Laura Stojanovës dhe Televizionit M-NET HD DOO Shtip
    February 12, 2025

    Next post

    Vendim mbi ankesën e parashtruar nga Vesna Poposka kundër medias Faktor.mk
    February 19, 2025

    You may also like

    169 (4)
    SHGM: Sulmi i pestë me botë ndaj “Sloboden Peçat”, censurë pa censurues
    14 October, 2026
    169-31-1536×864
    SHGM reagon ndaj përmbajtjes kërcënuese të drejtuar ndaj gazetarëve Aleksandar Mitovski dhe Millosh Milloshevski
    14 October, 2026
    169 (77)
    SHGM: PTHP-ja dhe Këshilli Gjyqësor të përcaktojnë urgjentisht përgjegjësinë për moszbatimin e vendimit për mbrojtjen e gazetares
    7 August, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?