• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Debat për instrumentalizimin e mediave

    Debat për instrumentalizimin e mediave

    • Categories Aktivitete
    • Date December 5, 2016

    Debat për instrumentalizimin e mediave gjatë fushatës zgjedhore Organizata mediatike Onlimit më 1 dhjetor në Klubin e Gazetarëve organizoi debat me gazetarët në temën Instrumentalizimi i mediave gjatë fushatës zgjedhore. Në debat si palenistë morrën pjesë përfaqësues të organizatave mediatike siç janë Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Këshilli për etikë i Maqedonisë dhe Instituti Maqedonas për Media.

    Kryetari i SHGM-së Naser Selmani tha se regjimi po i trajton mediat vetëm si makineri propaganduese për të ardhur në pushtet dhe për ta ruajtur atë pushtet, e jo si themel i një demokracie. Selmani vlerëson se secili pushtet autoritar e mohon rolin e mediave në një shoqëri demokratike. “Mediat në Maqedoni, edhe në periudhën zgjedhore nuk e plotësojnë misionin e tyre. Pjesa më e madhe e mediave në vend që të informojnë, ata e shtrembërojnë të vërtetën dhe krijojnë një realitet rozë të cilin e beson vetëm pushteti. Këto media, në vend se ti kritikojnë dobësitë e pushtetit, ata shndërrohen në apologjet duke i lartësuar gjoja arritjet e tyre. Dhe në vend se të nxisin debat në shoqëri për çështje me rëndësi për jetën e qytetarëve, ata bëjnë shpifje dhe konfrontohen me personat që mendojnë ndryshe, duke i quajtur si armiq të vendit dhe si tradhëtar”, theksoi Selmani.

    Ai rikujtoi se partitë i kanë injoruar propozimet e shoqatës së gazetarëve dhe kështu kanë zgjedhur një qasje të gabuar për zgjidhjen e krizës së thellë që ekziston tek mediat. „Мe një trup Ad Hok dhe me kryeredaktor partiak në RTVM, nuk mund të zgjidhet e tërë kriza mediatike. Partitë në vend se të zbërthejnë shkaqet ose shkaktarët e krizës, ata po merren me pasojat. Nuk mund të bëni media të lira dhe profesionale vetëm duke bërë disa ndryshime kozmetike të ligjeve”, ka thënë më tej Selmani.

    Sipas tij, në mënyrë që të përmirësohet gjendja e lirisë së mediave, është i nevojshme një vullnet i fortë politik që do të burojë nga Qeveria e re në Maqedoni. Qeveri kjo e cila duhet të dëshmojë se është e përkushtuar në respektimin e vlerave themelore demokratike siç është edhe liria e shprehjes. „Më kot shpresojmë se do të kemi media të lira nëse pas 11 dhjetorit nuk fitojmë një qeveri demokratike”, kujtoi Naser Selmani.

    Drejtoresha e Këshillit Etik të Maqedonisë Marina Tuneva foli për rëndësinë e mediave gjatë raportimit mbi fushatën zgjedhore që tha se duhet tu përmbahen standardeve etike të profesionit për të cilat janë zotuar gjatë nënshkrimit të Kartës për raportim profesional gjatë zgjedhjeve.

    Drejtoresha e Institutit për Media Biljana Petkovska tha se sanksionet për mediat nëse nuk raportojnë në pajtueshmëi me etikën e profesionit, i kanë shtyrë ata që të ndërpresin fushatat kundër personave që nuk mendojnë njësoj si mediumi dhe ti japin më shumë hapësirë opozitës “Çështja kryesore është se si do të raportojnë mediat pasi të mbarojë fushata zgjedhore”, tha Petkovska.

    Pas fjalimeve, panelistët qëndruan për tu përgjigjur në pyetjet e gazetarëve të cilët në mënyrë plotësuese interesoheshin për tema të lidhura me lirinë e mediave.

    Shkup 05.12.2016

    SHGM

    • Share:
    author avatar
    ЗНМ Македонија

    Previous post

    SHGM shpërblen fotografitë më të mira nga vala e refugjatëve
    December 5, 2016

    Next post

    Përshëndesim konstatimet e monitoruesve ndërkombëtar për mediat
    December 13, 2016

    You may also like

    naslovna (3)
    SHGM dhe Ministria e Brendshme me protokoll për sigurinë e gazetarëve në internet
    22 March, 2023
    slika incident stip
    Kallëzim në MPB për pengim të punës së kameramanit të TV M Net në Shtip
    17 March, 2023
    333431799_211449381490161_4674541961277658950_n
    Gazetarët dhe prokurorët diskutuan mënyrat e mundshme për mbrojtjen e lirisë së shprehjes
    16 March, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?