• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2020
      • Press Cliping 2019
      • Press Cliping 2018
      • Press Cliping 2017
      • Press Cliping 2016
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на МакедонијаЗдружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2020
        • Press Cliping 2019
        • Press Cliping 2018
        • Press Cliping 2017
        • Press Cliping 2016
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • FAQE HYRËSE
    • Blog
    • Aktivitete
    • COVID 19 dhe terrorizmi. A ka lidhshmëri?

    COVID 19 dhe terrorizmi. A ka lidhshmëri?

    • Kategoritë Aktivitete
    • Data December 29, 2020

    Pandemia Covid-19 solli një kërcënim të rëndësishëm për sigurinë, shëndetin dhe
    mirëqenien e shoqërive dhe komuniteteve në të gjithë botën. Sipas Institutit të
    Kombeve të Bashkuara për Trajnim dhe Hulumtime, gjatë pandemisë me Covid-19,
    ekstremistët e dhunshëm dhe grupet terroriste shfrytëzojnë hapësira publike për të
    tërhequr pasues të rinj dhe për të rekrutuar anëtarë aktivë. Për shkak të kufizimit të
    tubimeve publike, udhëtimeve dhe lëvizjeve, mund të pritet rënie në aktivitetet e
    rekrutimit, si dhe rritje e ndjeshme e aktiviteteve në internet, veçanërisht në rrjetet
    sociale.
    Në Maqedoninë e Veriut, gjatë pandemisë, u shpërbë një grup terrorist tre anëtarësh
    që planifikonte sulme në vend, dhe u gjetën armë dhe rripa shpërthyes për sulmuesit
    vetëvrasës, kurse u regjistrua edhe krim kibernetik. Zyrtarët thonë se, nga përvojat e
    mëparshme, nuk ka asnjë lidhje midis Covid – 19 dhe mundësisë për terrorizëm dhe
    ekstremizëm të dhunshëm.
    Profesori Vladimir Pivovarov, Koordinator kombëtar për menaxhimin e kufirit, thotë
    se nuk ka asnjë lidhje midis Covid 19 me mundësinë për terrorizëm. Kërcënimi i
    vetëm, sipas Pivovarov, janë kalimet ilegale të migrantëve, që nuk mund të
    kontrollohen kur hyjnë dhe dalin, dhe gjatë kësaj nuk respektohen masat e mbrojtjes
    kundër covid-19 dhe, zakonisht, nuk mbajnë maska ​​dhe pajisje mbrojtëse.
    “Gjatë pandemisë dhe situatës së krizës, ne kemi miratuar një protokoll të
    brendshëm, i cili parashikon masa të ndryshme për mbrojtje më të mirë të
    shërbimeve tona kufitare”, thotë Pivovarov.
    Në Kumanovë, gjatë pandemisë, një grup terrorist tre-anëtarësh që vepronte në
    territorin e vendit u shpërbë. Në aksionin e kryer nga MPB-ja më 1 shtator të këtij viti,
    tre anëtarët e grupit u ndaluan dhe u sekuestrua një sasi e madhe armësh, municion
    dhe pajisje. Sipas deklaratës së policisë, të arrestuarit ishin persona që kishin kryer
    më parë veprën “pjesëmarrjes në ushtri të huaj, formacione paraushtarake ose
    parapolicore” që kanë qenë të dënuar me aktgjykime të plotfuqishme dhe kanë
    vuajtur dënim me burg.

    “Në fillim të vitit 2019, A.B. (28) nga Kumanova krijoi një organizatë terroriste
    kriminale ku kanë marrë pjesë V.A. (22), E.L. (25) dhe disa persona të tjerë dhe së
    bashku kanë formuar organizatën kriminale “Celula”, bazuar në matricën ideologjike
    të organizatës së njohur terroriste ISIS, qëllimi i së cilës ishte të kryente një akt
    terrorist në disa pika në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për të
    arritur atë qëllim, anëtarët e grupit kanë siguruar mjete financiare dhe janë furnizuar
    me një sasi të madhe të armëve, municionit dhe pajisjeve ushtarake, të cilat i kanë
    fshehur dhe ruajtur pranë rrugës lokale mes fshatrave Bilanovce – Pçinja, në vendin
    e quajtur ‘Menkova Koliba’”, informojnë nga MPB-ja.
    Se kanë planifikuar të kryejnë akte terroriste flet edhe sasia e armëve të
    sekuestruara, përfshirë pesë pushkë automatike, një mitraloz, 18 korniza për pushkë
    automatike me 30 fishekë secila, një kornizë me 15 fishekë, tre hedhës granatash
    me mbishkrimin RD 40mm, pesë granatahedhës me siguresa, dy kapele maskimi,
    katër jelekë maskimi taktik, një flamur të shkruar me shkronja arabe (ISIS) dhe
    rekuizita të tjera të shkruara me shkronja arabe. Gjatë arrestimit të të dyshuarve, u
    gjetën dy rripa me eksploziv, topa metali të montuar në një bazë kartoni dhe dy
    çakmakë nga një granatë dore për të aktivizuar rripat dhe sende të tjera, nga të cilat
    publiku mund të supozojë lehtë se cilat kanë qenë qëllimet e tyre.
    Organizator dhe drejtues i grupit terrorist është një 28-vjeçar i kthyer, që vitin e
    kaluar ka mbajtur 3 vjet burg, pas aktgjykimit për pjesëmarrje në ushtritë e huaja,
    sepse deri në 2016 ka luftuar në radhët e ISIS-it në Siri. Edhe dy të tjerët kanë
    vuajtur dënime me burg nga 3 vjet për të njëjtën vepër penale.
    Menjëherë pas këtij aksioni, në komunën e Kumanovës, u mbajt takim pune i
    anëtarëve të Ekipit të Veprimit në komunitet për parandalimin e ekstremizmit të
    dhunshëm me koordinatorin kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm
    dhe luftën kundër terrorizmit Borçe Petrevski, ku u ra dakord që të ketë një koordinim
    më të madh ndërmjet organeve në nivelin lokal dhe qendror.
    Sipas hulumtimit të fundit të organizatës civile “Horizont”, e cila punon për
    riintegrimin e të kthyerve dhe familjeve të tyre, duke u lidhur me institucionet e
    sistemit, nga Maqedonia në fushëbeteja deri më tani kanë shkuar 150 persona,
    kurse janë kthyer rreth 80 persona. Janë vrarë 38 persona, kurse rreth 30, së

    bashku me familjet e tyre, kanë ngelur atje. Rreth 80 njerëz u kthyen në vend. Vendi
    i pranon të kthyerit nga fushëbetejat dhe këtu ata penalisht përgjigjen për këtë.
    Pjesëmarrja, rekrutimi ose financimi i forcave paraushtarake është vepër penale e
    dënueshme me burgim. Dymbëdhjetë të kthyer janë duke vuajtur aktualisht dënimet
    në burgjet maqedonase.
    Lidhur me krimin kibernetik në periudhën e pandemisë, ka një rritje të “dëmtimit dhe
    hyrjes së paautorizuar në sistem kompjuterik”, i dënueshëm sipas nenit 251 të Kodit
    Penal, me 48 vepra në periudhën mars-nëntor 2020, krahasuar me të njëjtën
    periudhë të vitit të kaluar kur janë regjistruar 40 vepra, si dhe në “rrezikim të
    sigurisë”, vepër kjo, po ashtu, e dënueshme sipas nenit 144 paragrafi 4, për të cilin
    në nëntë muajt e përmendur këtë vit janë regjistruar 19 vepra të kryera nga 16
    autorë, ndërsa në periudhën mars – nëntor 2019 kanë qenë 13 vepra të regjistruara
    nga 10 autorë.
    Republika e Maqedonisë së Veriut, përmes MPB-së, u bashkua në fushatën vjetore
    për të rritur ndërgjegjësimin për mashtrimet gjatë shitblerjes në internet, nën kujdesin
    e Aksionit për e-tregti për vitin 2020 (eComm 2020) e udhëhequr nga Europol dhe
    Zyra Federale Austriake e Policisë Kriminale (Bundeskriminalamt) me titull #SellSafe
    dhe # BuySafePaySafe. Fushata, në të cilën marrin pjesë 16 vende, synon të rrisë
    ndërgjegjësimin për mashtrimet gjatë shitblerjes në internet dhe është një partneritet
    i përbashkët publik-privat i autoriteteve për zbatimin e ligjit, subjekteve tregtare dhe
    sektorit financiar për ballafaqim me grupet e krimit të organizuar që kryejnë shitblerje
    të rreme në internet.
    Në periudhën 2016-2019, u arrestuan 300 mashtrues profesionistë, të cilët kryen më
    shumë se 30,000 transaksione mashtruese të konfirmuara dhe shkaktuan dëme që
    tejkalojnë 50 milionë euro. Pandemia ka bërë që edhe më shumë blerës të
    shfrytëzojnë internetin për të blerë. Por kjo solli edhe mundësinë e mashtrimeve më
    të shpeshta, pasi kriminelët kanë edhe më shumë mundësi për të vjedhur si nga
    konsumatorët ashtu edhe nga tregtarët. Vetëm për ilustrim, në periudhën para kësaj
    fushate, disa vende zhvilluan aksione operative që vetëm në tetor rezultuan në
    arrestimin e 22 e-mashtruesve.

    Në vitet e fundit, përdoruesit e rrjeteve sociale duket se janë më të ndjeshmit. Bojan
    Kordalov – specialist për marrëdhënie me publikun dhe media të reja thotë se vet
    duhet të mbrohemi.
    “Gjëja e parë dhe kryesore është vetëdija dhe përgjegjësia personale. Askush nuk
    mund të na mbrojë më mirë sesa ne vetveten. Kjo është arsyeja pse është e
    rëndësishme të informohemi për kushtet në të cilat ‘lidhim një marrëveshje’ me
    rrjetet sociale dhe platformat e tjera digjitale: çfarë është ajo që marrim si shërbim,
    por gjithashtu edhe cilat të dhëna dhe nën çfarë kushte i japim për përdorim. Gjëja e
    dytë janë institucionet që duhet t’u përshtaten kohërave të reja dhe sfidave që sjell
    digjitalizimi. Mbi të gjitha, nëse pjesa më e madhe e jetës dhe punës është
    ‘shpërngulur’ në online, atëherë kjo do të thotë se edhe krimi është i pranishëm
    online. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme që ata të mbrojnë veten
    dhe rrjetet e tyre, dhe kështu edhe të dhënat që ata i marrin në formë elektronike
    nga qytetarët dhe po aq është e nevojshme të mbahen në përputhje me të gjitha
    rekomandimet dhe masat. Gjëja e tretë është bashkëpunimi ndërkombëtar në këtë
    fushë, si dhe reforma në arsim, e cila duhet të përshtatet me kohën e ardhshme që
    do të jetë edhe më digjitale nga tani e tutje, dhe kjo do të thotë që fëmijët që nga
    fëmijëria e hershme të fitojnë aftësi digjitale që do t’i parandalojmë ata që të bëhen
    objektiva të lehta të krimit kibernetik në çdo formë”, thekson Bojan Kordalov –
    specialist për marrëdhëniet me publikun dhe mediat e reja.
    Kordalov shton se ka edhe shumë aspekte të tjera, siç është ngritja e vetëdijes
    publike përmes mediave masive, përshtatja e sektorit të biznesit për punë të sigurt
    online dhe të ngjashme. Në veçanti, nëse të gjithë marrin rolin dhe përgjegjësinë e
    tyre, sfidat që ndërlidhen me sigurinë kibernetike do të jenë shumë më të vogla dhe
    më të lehta për t’u ballafaquar.
    Ekspertët thonë se gjëja e parë në të cilën duhet të investojmë është mbrojtja
    kibernetike e të dhënave që gjenden në celularët tanë, përmes softuerëve legalë që,
    për një muaj, kushtojnë sa një filxhan kafe në kafene lokale.
    “Siguria kibernetike është mangësi edhe në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ato
    shpesh nuk janë në gjendje të përcaktojnë nevojat e tyre të sigurisë kibernetike dhe,
    në shumë raste, nuk kanë edhe burime dhe njohuri të nevojshme për të tejkaluar

    problemet e evidentuara në këtë fushë. Të sublimoj: edukim, edukimin, edukimin. Në
    vend të frikës, njohja dhe pranimi i teknologjisë, dhe më pas aplikimi i duhur i saj. Në
    fakt, nëse nuk e lexojmë manualin e një televizori të ri kur e blejmë, mund ta prishim
    lehtë ose, të paktën, të mos përdorim as gjysmën e opsioneve të avancuara që na
    ofron”, shton Kordalov.
    Kriza e koronës, përpos të gjitha anëve negative, solli diçka shumë të rëndësishme.
    Dhe kjo është nevoja për të pranuar teknologjinë dhe digjitalizimin si proces që është
    pozitiv. Kjo nënkupton: Nëse e bëjmë teknologjinë dhe rrjetet sociale të na shërbejnë
    neve, e jo t’u bëhemi robër atyre, atëherë ne jemi në rrugën e duhur dhe jemi me
    edukim digjital. Në të kundërtën, ne jemi të varur digjital.

    Autorë të storjes: Suzana Prajniq Talevska, Jovica Paunoski, Arijan Sejdini dhe Suzana Andonoviq

    Ky artikull u përgatit brenda kornizës së projektit “Ndërtimi i rezistencës kundër terrorizmit të dhunshëm dhe ekstremizmit përmes kapaciteteve të përforcuara të gazetarëve, mediave dhe zyrtarëve qeveritarë”, financuar nga Evropa brenda programit STREVE Global (Forcimi i Reziliencës ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm -STRIVE Global) përmes Hedayah (Qendra Ndërkombëtare e Ekselencës për Luftimin e Ekstremizmit të Dhunshëm)
    Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe SHGM, IEP dhe Instituti Konica dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyrojnë pikëpamjet dhe mendimet e Bashkimit Evropian.

    • Ndajnë:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Postimi i mëparshëm

    Deputetët nuk duhet t’i përçmojnë dhe etiketojnë gazetarët e Tv Telma
    December 29, 2020

    Postimi tjetër

    KËSHILLAT LOKALË PËR PARANDALIM DHE BASHKËSITË FETARE NË LUFTËN KUNDËR TERRORIZMIT DHE EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM
    December 29, 2020

    MUND TË JU INTERESOJË

    Picture4
    Bashkëpunimi ndër-sektorial si faktor në luftën kundër terrorizmit
    8 January, 2021
    storija 11
    A punon shteti me të rinjtë për të mos u përfshirë ata në terrorizëm?
    5 January, 2021
    shutterstock_1625760724
    KËSHILLAT LOKALË PËR PARANDALIM DHE BASHKËSITË FETARE NË LUFTËN KUNDËR TERRORIZMIT DHE EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM
    29 December, 2020

    Leave A Reply Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Këshilli i Nderit

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    No apps configured. Please contact your administrator.

    Login with your site account

    No apps configured. Please contact your administrator.

    Lost your password?