• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Çmimet Vjetore gazetareske të SHGM – 80 vite traditë, përgjegjësi dhe interes publik

    Çmimet Vjetore gazetareske të SHGM – 80 vite traditë, përgjegjësi dhe interes publik

    • Categories Aktivitete
    • Date February 18, 2026

    Me rastin e jubileut, 80 vjet nga themelimi i saj, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ndau çmimet vjetore të gazetarisë, duke shënuar tetë dekada punë të vazhdueshme dhe të përkushtuar në mbrojtje të profesionit të gazetarit, lirisë së shprehjes dhe interesit publik.

    Komisioni për çmime këtë vit punoi në përbërje të gazetareve Millka Smilevska, Semra Musai dhe gazetarit Marjan Nikollovski, të cilët vlerësuan punimet e pranuara sipas kritereve të profesionalizmit, interesit publik, thellësisë dhe ndikimit.

    Këtë vit, çmimi për vepër jetësore iu nda gazetarit Risto Tasev, për kontributin e tij shumëvjeçar në gazetarinë maqedonase, si dhe fotoreporterit Robert Atanasovski, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dokumentimin vizual të historisë bashkëkohore të vendit. Çmimi për gazetari hulumtuese “Jashar Erebara” këtë vit iu nda për tri storie të lidhura me raportimet për zjarrin në Koçan dhe pasojat tragjike që edhe sot janë të pranishme në përditshmërinë tonë.

    Ky çmim iu nda Laboratorit Hulumtues të Reporterëve (IRL), KOD – Magazinë Gazetareske Hulumtuese në Tv Telma dhe gazetares Irena Mullaçka nga Fokus, për serinë e teksteve hulumtuese dhe materialeve dokumentare që hapën çështje për përgjegjësinë e institucioneve, punën e shërbimeve inspektuese, ndikimet politike dhe proceset që pasuan pas tragjedisë së zjarrit në Koçan, përfshirë hetimet dhe procedurat gjyqësore.

    Këtë vit, çmimi për raportim mbi tema me rëndësi lokale dhe rajonale iu nda gazetarit Ardit Ramadani, për storiet hulumtuese të publikuara në Portalb. Përmes dokumenteve dhe reagimeve institucionale, hulumtimi kontribuoi në një debat publik mbi menaxhimin e pronës publike në nivel lokal.

    Komisioni këtë vit ndau mirënjohje për gazetarin Vllado Apostollov nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), për kontribut në promovimin e gazetarisë profesionale hulumtuese, për hulumtimet “Sistem jashtë sistemi: shteti i verbër ndaj parave të MPC-OA(Kisha ortodokse maqedonase-AO) dhe BFI” dhe projektin interaktiv “Pronat fetare”.

    Mirënjohje për kontribut në promovimin e gazetarisë profesionale mbi tema me rëndësi lokale dhe rajonale iu nda Aneta Bllazhevskas, për serinë e teksteve të publikuara në Nezavisen.mk, lidhur me veprimet e drejtoreshës së një konvikti nxënësish në Manastir.

    Fituesit e çmimeve të sivjetme shprehën falënderim për vlerësimet, duke theksuar se ato përbëjnë motiv për punë të mëtejshme në interes të publikut.

    Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, në fjalimin e tij para të pranishmëve u kthye te fillimet e gazetarisë, te zhvillimi i mendimit të lirë, te problemet me të cilat janë përballur gazetarët atëherë, por edhe te sfidat me të cilat përballen sot.

    “Që nga numrat e parë të Nova Makedonija dhe Veçer, përmes zërit të Radio Maqedonisë, segmenti më i rëndësishëm gazetaresk i një epoke të tërë, deri te pamja që solli Televizioni i Maqedonisë, gazetaria këtu u rrit dhe ra bashkë me shtetin. Me të gjitha peripecitë e tij, me të gjitha dobësitë dhe me të gjitha shpresat e tij. Sfidat e sotme janë ndryshe. Nuk janë gjithmonë të ashpra dhe të dukshme. Ndonjëherë vijnë në heshtje, përmes varësisë ekonomike, përmes mediave që mezi mbijetojnë, përmes padive SLAPP, dhunës juridike që synon të të heshtë me shpenzime gjyqësore, me net pa gjumë, me presion psikologjik, përmes algoritmeve që shpërblejnë sensacionin e jo informacionin e verifikuar, përmes sulmeve kibernetike dhe kualifikimeve të padukshme online, etiketimeve, fyerjeve dhe kërcënimeve. Beteja sot nuk është më pak e vështirë. Thjesht është ndryshe, por SHGM vazhdon të mbrojë standardet profesionale, të qëndrojë pranë gazetarëve dhe të mbrojë interesin publik”, tha Çadikovski.

    Në nder të kameramanëve dhe fotoreporterëve, në ngjarjen solemne u vendos një ekspozitë fotografish që dëshmojnë profesionalizmin, guximin dhe përkushtimin e tyre – imazhe që nuk janë vetëm kronikë vizuale e ngjarjeve të përditshme, por dëshmi e thellë e kohës në të cilën jetojmë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjen tonë kolektive dhe në historinë e kësaj shoqërie.

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë uron të gjithë fituesit dhe shpreh falënderim për të gjithë gazetarët dhe redaksitë që me punën e tyre kontribuojnë në forcimin e standardeve profesionale, transparencës dhe mbrojtjes së interesit publik. SHGM mbetet e përkushtuar në mbështetjen dhe avancimin e gazetarisë profesionale, cilësore dhe të përgjegjshme.

    Photo: Tomislav Georgievski

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Thirrje për pjesëmarrje në punëtori gazetareske: Dilema etike dhe inteligjenca artificiale në gazetari
    February 18, 2026

    Next post

    SHGM dhe SPGPM: Refuzimi i ankesës së IRL nga Gjykata e Apelit në Shkup na motivon edhe më shumë të qëndrojmë pas gazetarisë hulumtuese
    February 25, 2026

    You may also like

    2
    SHGM dhe ASHMAAV diskutuan për gjendjen aktuale të tregut mediatik dhe transparencën e pronësisë
    8 October, 2026
    169 (85)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM PËR TEKNOLOGJITË E REJA DHE SIGURINË DIGJITALE
    6 October, 2026
    169 (83)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIMIN T-AJM PËR EDUKIM FINANCIAR
    6 October, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?