• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • Çadikovski për Mitrevin: Gazetaria e lirë ekziston për qytetarët dhe për të mbrojtur interesin publik

    Çadikovski për Mitrevin: Gazetaria e lirë ekziston për qytetarët dhe për të mbrojtur interesin publik

    • Categories LAJMËRIME
    • Date January 25, 2023

    Z. Mitrev, me kujdes e lexova letrën të cilën më drejtuat dhe desha t’ju përgjigjem personalisht, por duke pasur parasysh se letra nga ana Juaj është shpërndarë në opinion, ndjehem i detyruar të Ju përgjigjem publikisht.

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) është organizata më e vjetër civile në vend, roli kryesor i së cilës është mbrojtja e gazetarëve nga censura dhe promovimi i standardeve profesionale gjatë punës. Për këtë arsye dhe reagojmë publikisht kur gazetarët dhe punonjësit e mediave sulmohen, etiketohen, nënçmohen, paditen apo akuzohen, pavarësisht nëse janë sulme individuale apo të orkestruara dhe të organizuara nga një qendër fuqishme.

    Ju ishit në qendër të një storjeje hulumtuese gazetareske me interes të padiskutueshëm publik, të përgatitur nga IRL, e transmetuar në TVM dhe me të drejtë kjo temë rezultoi si shumë domethënëse për publikun. Disa muaj pas publikimit kjo storje rezultoi me ngritjen e akuzave nga Prokuroria Themelore Publike, e cila natyrisht nuk ju largoi të drejtën Tuaj për komunikim të mëtejshëm me publikun. Ju e kishit këtë të drejtë gjatë gjithë kohës, para dhe pas ngritjes së padisë. Ju gjithashtu kishit mundësinë t’u drejtoheni organeve vetërregulluese të SHGM-së ose Këshillit për Etikë në Media, ku disa nga pretendimet tuaja të drejtuara tani tek unë, t’i dërgoni deri tek ata që këtë e kanë detyrë, Këshillin e Nderit në SHGM, ose komisioni për ankesa në KEMM. Por në vend të kësaj, Ju ngritët padi për shpifje kundër gazetarëve të IRL-së, për kohën kur janë zhvilluar masat që mos të raportohet për këto çështje (censurë), e cila u refuzua nga gjykata. Më pas, disa ditë para se të ngrihej aktakuzë kundër jush nga PTHP, Ju vendosët të tërhiqni padinë kundër gazetarëve të IRL-së.

    Ndjej nevojë të sqaroj se Gjykata e Nderit pranë SHGM-së, si dhe Këshilli për Etikë si një organizatë e veçantë që kujdeset për promovimin e etikës gazetareske, kanë për detyrë të gjykojnë në mënyrë të drejtë për kolegët apo mediat e komunitetit, për të cilat një qytetar, politikan, biznesmen, mjek, gazetar, besojnë se ka shkelur standardet në punën e tij. Në një situatë ku kemi sistem efikas të vetërregullimit të mediave, në të cilat organe janë anëtarë gazetarë dhe profesionistë, do të ishte e pandershme të pritet që politikanë apo njerëz të ndryshëm me pushtet të gjykojnë për produktet gazetareske. Edhe në rastet kur gazetarët kanë ankesa për gazetarë të tjerë, të vetmet organe rregullatore që mund të japin një vlerësim, për të shmangur një gjykim subjektiv, i imi, i Juaji, janë këto organe vetë rregullatore.

    Ideja e vetërregullimit në media është të shmangim ose reduktojmë atë që shpesh na ndodh në publik dhe në rrjetet sociale. Kur disa njerëz të pushtetshëm fillojnë të bëjnë spekulime të pabaza në publik për media apo gazetarë, krijohet një atmosferë linçimi dhe akuzash. Në periudhën e kaluar kemi qenë dëshmitarë të një sërë etiketimesh në rrjetet sociale ndaj kolegëve të IRL-së, të cilat kanë qenë paushallë, të frikshme, shpifëse, në çdo aspekt.

    Besojmë se çdo përpjekje për të frikësuar gazetarinë e lirë në media nuk i sjell dobi askujt, më së paku gazetarëve dhe qytetarëve për të cilët punojmë dhe të cilëve u shërbejmë.

    Me respekt,

    Mlladen Çadikovski

    Kryetar I SHGM-së

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM kërkoi nga Qyteti i Shkupit që të përmirësojë transparencën dhe komunikimin me gazetarët
    January 25, 2023

    Next post

    SHGM dhe MPB: nëpërmjet komunikimit më të mirë deri te siguria më e madhe e punonjësve të mediave
    January 28, 2023

    You may also like

    EFJ slika
    FEG dënon sjelljen e pahijshme të funksionarëve shtetërorë ndaj gazetarëve në Maqedoninë e Veriut
    8 February, 2023
    ЗНМ (1)
    Hapet konkursi për çmimet vjetore të SHGM – së
    7 February, 2023
    ZNM
    Trend i vazhdueshëm i sjelljes  së vrazhdë të  funksionarëve shtetëror ndaj gazetarëve
    6 February, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?