Çadikovski në takim me kryetarin e Gjykatës Penale në Shkup Ivan Xholev

Përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë u takuan me kryetarin e Gjykatës Penale në Shkup, Ivan Xholev. Për shkak të intensitetit të zmadhuar të seancave gjyqësore që janë në interes të opinionit të gjerë, temë kryesore në këtë takim ishte përmirësimi i kushteve të punës të gazetarëve që raportojnë nga seancat gjyqësore.
Kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski, përshëndeti praksën e re të kryetarit Xholev në aspekt të transparencës të këtij institucioni. Ai tha se praksa e organizimit të brifingjeve të rregullta për gazetarët është e mirë dhe të njëjtën duhet ta ndjekin gjykatat dhe institucionet tjera. “Pothuajse në të gjitha takimet me përfaqësues të institucioneve të ndryshme kemi sugjeruar të mbajnë brifingje të rregullta me gazetarët, sepse në këtë mënyrë ngritët transparenca e institucionit përkatës dhe zvogëlohet mundësia për të publikuar informata të pasakta dhe të pakontrolluara”, theksoi Çadikovski.
Gjatë takimit u bisedua edhe për bashkëpunim më të afërt nëpërmjet të organizimit të aktiviteteve të përbashkëta, debateve dhe trajnimeve të cilët do të ndihmojnë të përmirësohet bashkëpunimi mes gjykatësve dhe gazetarëve, ndërsa paralelisht do të punohet edhe në përmirësimin e cilësisë së raportimit.
Kryetari i Gjykatës Penale Xholev tha se Gjyqi është i hapur për bashkëpunim me gazetarët me qëllim që të jenë ende më transparent dhe të përmirësohet niveli i informimit të opinionit në lidhje me punën e gjykatave.
Pas takimit, përfaqësuesit e SHGM-së vizituan edhe sallën e re të gjykatës dhe shikuan nga afër të gjitha kushtet që ofron kjo sallë për raportimin e drejtpërdrejtë nga seancat gjyqësore.