• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • Bashkëpunim për lirinë e mediave: SHGM në takim me gjyqtarët e Gjykatës Themelore Civile

    Bashkëpunim për lirinë e mediave: SHGM në takim me gjyqtarët e Gjykatës Themelore Civile

    • Categories Aktivitete
    • Date May 8, 2025

    Përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) realizuan sot një takim pune me gjyqtarë të Gjykatës Themelore Civile në Shkup. Në takim u diskutua për mundësitë e përmirësimit të transparencës, marrëdhënieve profesionale dhe mirëkuptimit mes komunitetit mediatik dhe institucioneve të drejtësisë.

    Një nga temat konkrete të diskutimit ishte aktualiteti i padive kundër gazetarëve dhe mediave, të njohura si SLAPP (Strategic Lawsuits Against Public Participation – Padi Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike), si dhe nevoja për një qasje sistematike dhe kujdes gjatë trajtimit të padive për fyerje dhe shpifje. Kryetari i SHGM-së, Çadikovski, theksoi se këto procedura shpesh përdoren si presion ndaj gazetarëve dhe përbëjnë rrezik për lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave.

    Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Shoqatës së Mediave Online, të cilët, së bashku me SHGM-në, ndanë qëndrimet dhe propozimet e tyre për përmirësimin e kornizës ligjore dhe zbatimit praktik të ligjeve që prekin median.

    Në këtë drejtim, u theksua nevoja për krijimin e një regjistri të padive për fyerje dhe shpifje kundër punonjësve mediatikë, si një instrument për rritjen e transparencës dhe ndjekjen e praktikës gjyqësore – një praktikë e rekomanduar edhe nga Këshilli i Evropës. Gjyqtarët shprehën gatishmëri për të shqyrtuar mundësinë e krijimit të këtij regjistri në të ardhmen.

    Gjithashtu, u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit institucional përmes organizimit të rregullt të trajnimeve dhe punëtorive mes gazetarëve, gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore. Aktivitetet e tilla do të ndihmonin në një mirëkuptim të ndërsjellë më të mirë mbi liritë mediatike, standardet etike të gazetarisë dhe praktikën gjyqësore në lëmin e përgjegjësisë civile.

    Gjyqtarët u informuan edhe për rregulloren e re për mediat online, me theks në rëndësinë e vetërregullimit dhe parimeve të transparencës, llogaridhënies dhe profesionalizmit në hapësirën digjitale mediatike.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    3 Maj – Dita Botërore e Lirisë së Medieve – SHGM me ekspozitë dhe ndarje çmimesh për fotografitë më të mira
    May 8, 2025

    Next post

    SHGM dhe UNDP: U mbajt trajnimi i tretë për gazetarë për përballjen me ndotjen e ajrit
    May 20, 2025

    You may also like

    169 (77)
    SHGM reagon ndaj kërcënimeve të përsëritura në internet ndaj gazetarit Aleksandar Vidinovski
    13 October, 2026
    2
    SHGM dhe ASHMAAV diskutuan për gjendjen aktuale të tregut mediatik dhe transparencën e pronësisë
    8 October, 2026
    169 (85)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM PËR TEKNOLOGJITË E REJA DHE SIGURINË DIGJITALE
    6 October, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?