• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • Apel ndaj pjesëmarrësve në garën zgjedhore: gazetarët duhet të punojnë në kushte të sigurta

    Apel ndaj pjesëmarrësve në garën zgjedhore: gazetarët duhet të punojnë në kushte të sigurta

    • Categories LAJMËRIME
    • Date June 24, 2020

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) u bën apel të gjithë aktorëve politikë që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, si dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, por edhe organizatave të shoqërisë civile që kanë rolin e vëzhguesve, të organizojnë ngjarjet dhe aktivitetet publike duke respektuar të gjitha protokollet shëndetësore.

    Gazetarët dhe punonjësit mediatik luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në informimin e qytetarëve për aktivitetet parazgjedhore dhe programet e partive politike. Përmes informimit profesional, gazetarët dhe mediat ndihmojnë votuesit të vendosin se për kë do të votojnë, dhe kjo veçanërisht do të vjen në shprehje në këto zgjedhje, duke pasur parasysh krizën shëndetësore dhe faktin që fushatat dhe aktivitetet partiake do të organizohen kryesisht në media dhe në rrjetet sociale.

    Prandaj, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, të cilët do të organizojnë konferenca për shtyp, deklarata për mediat dhe ngjarje të tjera për informimin e gazetarëve, të respektojnë protokollet shëndetësore kur kryejnë këto aktivitete. Kjo do të thotë që organizatori do të duhet të organizojë ngjarjet për gazetarët në vende të hapura, nëse kushtet e motit e lejojnë atë, ose të sigurojë hapësirë në të cilën do të garantohet distanca e duhur midis të gjithë pjesëmarrësve.

    Në të njëjtën kohë, për të mbrojtur gazetarët dhe punonjësit e mediave, organizatorët e ngjarjeve duhet të sigurojnë pajisje mbrojtëse (maska, doreza dhe mjete dezinfektimi) për të gjithë të pranishmit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kushte kur kriza shëndetësore e shkaktuar nga KOVID-19 në vendin tonë është përkeqësuar dhe numri i qytetarëve të infektuar dhe të vdekur është në rritje gjatë javëve të fundit.

    U bëjmë thirrje pronarëve dhe menaxherëve të mediave gjithashtu të krijojnë kushte të sigurta për gazetarët dhe punonjësit e mediave në vendin e punës, por edhe në teren. SHGM pak më parë publikoi një botim me udhëzime për raportim të sigurt dhe profesional në kushte të pandemisë dhe atë mund ta gjeni në këtë hallkë.

    Më në fund, kujtojmë kolegët tanë se ata kanë për detyrë të raportojnë profesionalisht gjatë tërë procesit zgjedhor duke respektuar Kodin Etik të Gazetarëve. Më shumë informata mbi rregullat etike dhe ligjore për raportimin për zgjedhjet mund të gjeni në këtë publikim.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM publikoi "Udhëzues për raportimin etik për zgjedhjet"
    June 24, 2020

    Next post

    BE dhe politikat e saj për mbështetjen e vendeve-kandidate në epokën e COVID-19
    June 26, 2020

    You may also like

    slika 2 vlada
    Fillon debati publik për krijimin e Fondit për produkte gazetareske: SHGM dhe organizatat gazetareske evropiane në takim në Qeveri
    5 June, 2023
    знм сснм сем
    Vendim i turpshëm i Gjykatës së Apelit në Shkup në dëm të gazetarisë hulumtuese
    29 May, 2023
    ZNM
    Këshilli Gjyqësor ka detyrim që të jetë transparent ndaj publikut
    9 May, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?