Anëtaria në SHGM do të përtrihet në çdo dy vjetë

Аnëtarësia në Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë në të ardhmen do të përtrihet njëherë në dy vite. Anëtarësia nuk do të rritet dhe do të jetë 600 denarë me afat prej dy vitesh. Ky vendim është marrë në Kuvendin e rregullt të SHGM, i cili u mbajtë fundjavën e shkuar në Veles.
Qëllimi i ndryshimeve të rregulllores për anëtarësi është ta thjeshtëzojë procesdurën e azhurimit të anëtarësisë dhe të harmonizojë procedurat me praktikat e Federatës ndërkombëtare të gazetarëve, ku bënë pjesë SHGM.
Kuvendi miratoi edhe raportin për punën e SHGM në vitin 2015. Kryetari Naser Selmani tha se në vitin 2015 janë legjitimuar qëndrimet e SHGM para bashkësisë ndërkombëtare. Propozimi i ndërmjetësit evropian për reforma në media janë zgjidhje për të cilat SHGM angazhohet për një kohë më të gjatë.
Selmani foli edhe për dukurinë shqetësuese të shkallëzimit të dhunës kundër gazetarëve. Gjatë debatit gazetarët nga Qendrat rajonale kërkuan të alarmohet opinion i brendshëm dhe i jashtëm për presionet e pushtetit lokal ndaj gazetarëve.
Sipas Selmanit, moratoriumi i fushatave mediale të qeverisë është rezultat i angazhimit të SHGM për ndëprerjen e praktikave të kuruptimit të mediave private me para publike. Ai kumtoi se SHGM vitine shkuar ka ndjekur praktikën e gjykatave për shpifje kundër gazetarëve dhe ka përpiluar anailiza për sistemin e mediave, të cilat do të ndihmojnë për forcimin e pozicioneve të gazetarëve në krijimin e politikave të medias.
Anëtarët e Kuvendit miratuan edhe ndryshimet dhe plotësimet e Statutit dhe të shtatë rregulloreve të SHGM, të cilat do të ndihmojnë për rritjen e efikasitetit të punës.
U miratua edhe raporti finansiarë për vitin 2015 të propozuar nga Këshilli mbikqyrës si dhe plani strategjik trivjeçarë i punës.