• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    Aktivitete

    • Home
    • Blog
    • Aktivitete
    • AJRI I NDOTUR NDIKON NË SHËNDETIN E NJERËZVE DHE MIKROKLIMAT

    AJRI I NDOTUR NDIKON NË SHËNDETIN E NJERËZVE DHE MIKROKLIMAT

    • Categories Aktivitete
    • Date September 27, 2024

    Stufat e drurit me ndezës të vjetër lëshojnë sasi të mëdha grimcash të pezulluara PM që depërtojnë thellë në sistemin e frymëmarrjes së njerëzve dhe shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Ajri i ndotur gjithashtu mund të çojë në një çekuilibër në nivelet e lagështisë dhe në ndryshime të papritura në mikroklimë dhe një ulje të rendimentit në zonat bujqësore.

    Ajri i ndotur mund të ketë efekte të konsiderueshme në prodhimin bujqësor, mikroklimën dhe konsumin e energjisë elektrike. Por ajri i ndotur ka dëmin më të madh për shëndetin e njeriut. Një studim shkencor i botuar në revistën Alzheimer and Dementia zbulon se ekspozimi afatgjatë ndaj ajrit të ndotur rrit ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të demencës. Bëhet fjalë për një kërkim në Danimarkë që është bërë nga Qendra Kombëtare e Informacionit Bioteknologjik në kuadër të Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë në shtetin e Maryland të SHBA-së dhe që ka treguar se ajri i ndotur është shkaktari kryesor i rritjes së rrezikut të demencës. Këto gjetje hedhin dritë të re se çfarë mund të ndikojë ndotja e ajrit.

    Gjetjet zbuluan se ekspozimi afatgjatë ndaj ndotësve të ndryshëm të ajrit, të tilla si grimcat (PM2.5 dhe PM10), dioksidi i azotit (NO2) dhe karboni i zi, u shoqërua me një rrezik në rritje të demencës. Për shembull, rreziku i zhvillimit të demencës rritet me 35% nëse niveli i PM2.5 rritet me 2.61 µg/m3.

    Zëvendësimi i sobave me dru me inverter redukton ndotjen e ajrit

    Stufat e drurit me djegës të vjetër lëshojnë sasi të mëdha të grimcave të pezulluara PM që depërtojnë thellë në sistemet e frymëmarrjes së njerëzve. UNDP, me mbështetjen e Ambasadës Suedeze, realizoi një projekt në lagjen Lisice të Shkupit, i cili përfshinte rinovimin energjetik të 130 amvisërive në lagjen Lisiçe, gjatë të cilit u zbatuan një sërë masash për efikasitet energjetik, duke përfshirë zëvendësimin e pajisjeve të vjetra dhe joefikase të ngrohjes. Cila është rëndësia e ndërrimit të stufave të vjetra (disa prej tyre janë 30-40 vjeçare) me kondicioner inverter, thotë profesor dr. Dejan Mirakovski nga Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip.

    Stufat e drurit lëshojnë sasi të mëdha të grimcave të pezulluara PM;

    – Ndërrimi i elementeve të ngrohjes në Lisiçe të Shkupit (nga soba me dru në inverterë) tregoi se përqendrimet e PM2.5 në ajrin e brendshëm në ndërtesa janë ulur për dhjetë herë. Për shembull, një grua që ngrohej me një sobë të vjetër druri në shtëpinë e saj në Lisiçe, merrte frymë deri në 1400 µg/m3 PM2.5, por me instalimin e inverterit përqendrimet arritën deri në 20 µg/m3. Lisiçe është shembull që mund të zbatohet edhe në komunat tjera – thekson Mirakovski.

    Të dhënat e Sistemit Shtetëror të Monitorimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor tregojnë se Kavadari dhe Strumica janë në vendin e dytë, pas Kërçovës, me më së shumti ditë në vit me përqendrime të grimcave PM10 që tejkalojnë kufijtë e lejuar (50 µg/m3).  Që nga 10 shtatori 2024, për 57 ditë këtë vit në këto dy qytete të Maqedonisë ka pasur ndotje të ajrit mbi përqendrimin e lejuar me PM10.

    Shkollat ​​dhe kopshtet ngrohen me sisteme joekologjike

    Përveç amvisërive, ajrin e ndotur në Kavadar e krijojnë edhe shkollat ​​dhe çerdhet që ngrohen me sisteme joekologjike. Sipas Boro Gjorgjiev, shef i departamentit për arsim dhe sport në pushtetin lokal të Kavadarit, gjithsej 1,171 fëmijë ndjekin kopshtin e fëmijëve në Kavadar, dhe ngrohja furnizohet me naftë, rrymë, pelet. Në shtatë shkollat ​​fillore (me 3390 fëmijë të regjistruar), dy prej tyre ngrohen me pelet, njëra e kombinuar me dru dhe pelet dhe të tjerat me vaj për amvisëri. Në Kavadar ka tri shkolla të mesme me 1420 gjimnazistë dhe të gjitha ngrohen me vaj ekstra të lehtë për amvisëri.

    A marrim mjaftueshëm oksigjen?

    Një përqindje e madhe e ndotjes në Kavadar vjen nga gazrat e automjeteve. Në këtë komunë janë të regjistruara 17 250 automjete pasagjerësh, më shumë se një mijë kamionë dhe mbi 4 700 traktorë.

    – Ndotja më e madhe është në periudhën e dimrit nga ngrohja e drurit dhe lëndëve të tjera djegëse. Me gazifikimin, si dhe me ndërtimin e bypass-it, do të shmanget lëvizja e kamionëve të rëndë nëpër qytet, do të përmirësohet drastikisht gjendja me ajrin e ambientit – thotë kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev.

    Ai kujton se komuna ka siguruar mbi 400 pastrues ajri në kopshte dhe shkolla. Por jo të gjitha institucionet ​​arsimore kanë pastrues ajri në hapësirat e tyre. Një projekt interesant po realizohet në Kavadar nën mentorimin e novatorit Dimitrija Angelkov, profesor dhe doktor i shkencave të elektroteknikës.

    – Së bashku me pesë nxënës të shkollave të mesme, nën mentorimin tim, u prodhuan 30 pastrues ajri kualitativ kundër polenit, të destinuara për klasa. Ne kemi dhënë një shembull se si të kemi një mjedis shkollor më të sigurt, por edhe një shembull që nxënësit të bëjnë veten në shtëpitë e tyre, të jenë të sigurt dhe në të njëjtën kohë të mos shpenzojnë shumë para për blerjen e pastruesve nga shitjet komerciale – shpjegoi Angelkov.

    Rritja e sëmundjeve kancerogjene

    Pavle Manevski, kryetar i Komisionit për Ekologji në Këshillin e Komunës së Kavadarit, thotë se të dhënat për këtë qytet janë të shënuara në raportin e Institutit për shëndet publik – “Kanceri në Republikën e Maqedonisë së Veriut” nga viti 2023, i cili i referohet periudhës prej 2012-2021, ku të dhënat flasin se ka një rritje të lehtë të numrit të pacientëve të sapodiagnostikuar me sëmundje malinje në këtë periudhë dhjetëvjeçare.

    – Kur bëhet fjalë për kancerin e bronkeve dhe mushkërive në atë periudhë, Kavadari është në vendin e 12-të për nga numri i pacientëve të sapodiagnostikuar, dhe në vendin e tetë për nga vdekshmëria nga kjo sëmundje, për të cilin faktori kryesor i rrezikut është ajri i ndotur, sqaroi ai.

    Manevski, i cili me profesion është mjek, theksoi se sa i përket kancerit të gjirit, komuna e Kavadarit është në vendin e pestë sipas numrit të pacientëve të sapodiagnostikuar, ndërsa për kancerin e qafës së mitrës është në vendin e katërt.

    Të gjitha grupet këshilldhënëse në komunën e Kavadarit para pak kohësh njëzëri kundërshtuan ndërtimin e objektit nga industria e rëndë ndotëse – qendër rajonale për trajtimin e gomave të mbeturinave, në zonën G-1. Paraprakisht, në vetëqeverisjen lokale janë dorëzuar rreth pesë mijë nënshkrime nga peticioni civil kundër investimeve në zonën G-1.

    Ajri i ndotur ndikon edhe në bujqësi

    Strumica është një nga qytetet maqedonase me ndotje të lartë të ajrit, megjithëse në qytet nuk ka industri të rëndë. Kur nuk ka erë, matjet gjatë dimrit tregojnë përqendrime të larta të grimcave të pezulluara. Por përveç njerëzve, ajri i ndotur ndikon edhe në prodhimin bujqësor në disa mënyra.

    – Në veçanti, ndotësit si ozoni (O3), dioksidi i squfurit (SO2) dhe oksidet e azotit (NOx) mund të dëmtojnë gjethet e bimëve, gjë që ndikon negativisht në rritjen dhe produktivitetin e bimëve. Këto gazra mund të shkaktojnë dëmtim të qelizave në bimë dhe të shkaktojnë përkeqësim të klorofilit. Ndotja e ajrit mund të prishë ekuilibrin e pH të tokës përmes shiut acid që largon mineralet dhe substancat e lagështa nga toka, duke e bërë të vështirë për bimët thithjen e lëndëve ushqyese. Përveç kësaj, mund të shkaktojë grumbullimin e disa metaleve të rënda në tokë, duke ulur cilësinë e tokës së nevojshme për prodhimin bujqësor. Gjithashtu mund të çojë në ndotje të ujit. Ndotësit përzihen me ujin e shiut, duke ulur cilësinë e ujit të përdorur për ujitje bujqësore. Kjo mund t’ua vështirësojë qasjen e bimëve në ujë dhe në këtë mënyrë të zvogëlojë efikasitetin e prodhimit – thotë Risto Vellkov, kryetar i Shoqatës së Fermerëve “Agrosojuz” nga Strumica.

    Ajri i ndotur pengon që rrezet e diellit të arrijnë në tokë;

    – Ndotësit mund të ndikojnë në përqendrimin dhe shpërndarjen e avullit të ujit në atmosferë. Kjo mund të çojë në një çekuilibër në nivelet e lagështisë dhe në ndryshime të papritura në mikroklimë dhe një ulje të rendimentit në zonat bujqësore. Gjithashtu, ajri i ndotur mund të rrisë përdorimin e sistemeve dhe filtrave të pastrimit të ajrit. Përdorimi i këtyre pajisjeve rrit drejtpërdrejt konsumin e energjisë elektrike. Ajri i ndotur mund të shkaktojë nevoja shtesë për energji në proceset e prodhimit bujqësor dhe industrial, përfundon Risto Vellkov.

    Ajri i ndotur mund të parandalojë që rrezet e diellit të arrijnë në tokë, gjë që mund të shkaktojë një ulje të temperaturave rajonale dhe një rënie në aftësinë e bimëve për të fotosintezuar, gjë që ndikon negativisht në rritjen e bimëve dhe rrjedhimisht në prodhimin bujqësor.

    Gratë janë më të ekspozuara ndaj rreziqeve të ajrit të ndotur në shtëpi

    Një anketë e periudhës së fundit e ndërgjegjësimit të publikut për ndotjen e ajrit në 5 komuna (Kavadar, Strumicë, Gostivar, Kumanovë dhe Strugë) e kryer nga UNDP tregoi se gratë janë më të ekspozuara ndaj rrezikut të ajrit të ndotur në shtëpitë ku përdoren dru zjarri, thëngjill dhe mbeturina të djegura, vajra motorrike, goma, parket te llakuar, laminat etj). Gratë janë veçanërisht të ndjeshme ndaj ndotjes së ajrit të brendshëm për shkak të metodave tradicionale të gatimit dhe mungesës së qasjes në energji të pastër.
    – Arsyeja kryesore për këtë është se, për shkak të rolit të tyre gjinor, gratë kalojnë dukshëm më shumë kohë se burrat në shtëpi gjatë ditëve të punës. Nga ata që janë përgjigjur se kalojnë më shumë se 16 orë, gjegjësisht gjatë gjithë kohës në shtëpi, më të shumtat janë femrat nga Struga dhe Gostivari, pasuar nga Kumanova. Nga analizat shtesë rezulton se nga këto gra, më të shumtat janë ato që nuk kanë të ardhura personale mujore, pra më të varfrat. Ishin ato gra që ndjenin më shumë pasojat shëndetësore të ajrit të ndotur. Përveç kësaj, dallimet biologjike, si kapaciteti më i vogël i mushkërive, i bëjnë gratë më të ndjeshme ndaj problemeve të frymëmarrjes të shkaktuara nga ndotësit – thotë Kristina Pleçiq, specialiste e barazisë gjinore në UNDP.

    Autorët e tekstit: Svetllana Bllazevska, Svetllana Darudova, Adem Memedov

    Autorët e fotove:

    Svetllana Blazevska – Një përqindje e madhe e ndotjes së ajrit vjen nga gazrat e shkarkimit të automjeteve;

    Svetllana Blazevska – A po marrim mjaftueshëm oksigjen?

    Foto nga arkivi i UNDP-së – Stufat e drurit lëshojnë sasi të mëdha të grimcave të pezulluara PM;

    Foto nga arkivi i Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës – Ajri i ndotur pengon rrezet e diellit të depërtojnë në tokë;

    Kjo storje tematike është përgatitur nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, dhe në kuadër të projektit “Trajtimi i ndotjes së ajrit” i implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në partneritet me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe komunat e Kavadarit, Kumanovës, Gostivarit, Strugës dhe Strumicës. Ky projekt është pjesë e Kornizës së Programit të UNDP-së, financuar nga Suedia. Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e UNDP-së, Suedisë si donatore dhe partnerëve të tjerë në projekt.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Aktgjykim i ri kontrovers i Gjykatës Themelore Civile - Shkup
    September 27, 2024

    Next post

    Dhuna ndaj gazetarëve ka forma të ndryshme: si të mbrohet liria e fjalës
    September 27, 2024

    You may also like

    2
    SHGM dhe ASHMAAV diskutuan për gjendjen aktuale të tregut mediatik dhe transparencën e pronësisë
    8 October, 2026
    169 (85)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIM PËR TEKNOLOGJITË E REJA DHE SIGURINË DIGJITALE
    6 October, 2026
    169 (83)
    THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË TRAJNIMIN T-AJM PËR EDUKIM FINANCIAR
    6 October, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?