• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • Agjensia e Filmit vazhdon të bëjë kërcënime dhe komunikim jo të duhur me mediat

    Agjensia e Filmit vazhdon të bëjë kërcënime dhe komunikim jo të duhur me mediat

    • Categories LAJMËRIME
    • Date July 29, 2020

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) e dënon sërish komunikimin e papërshtatshëm publik të Agjencisë së Filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila në mënyrë të ngjashme si herën e fundit, përmes një deklarate të panënshkruar e të botuar më 27 korrik 2020, konfrontohet publikisht me mediat online sdk.mk, mkd.mk dhe radiomof.mk.

    Nuk do të përmirësohet praktika e keqe e Agjencisë së Filmit, në mënyrën e komunikimit me gazetarët, nëse u kërcënohen publikisht me kallëzime penale për publikimet e tyre të mëparshme. Nëse personat përgjegjës të Agjencisë konsiderojnë se përmbajtje të caktuara mediatike nuk janë në përputhje me Kodin Etik të Gazetarëve, ata mund të parashtrojnë ankesë pranë organeve të vetë-rregullimit të mediave ose të kërkojnë korrigjim dhe demant.

    Kërcënimi publik i ndjekjes penale, veçanërisht nga një institucion që financohet, para së gjithash, nga buxheti publik, paraqet formë serioze të presionit ndaj gazetarëve dhe mediave e që shërben për t’i diskredituar ato, por edhe për t’i larguar të merren me tema që janë brenda fushëveprimit të punës së Agjencisë. 

    Rikujtojmë se menaxherët e institucioneve që financohen nga qytetarët, si dhe personat e emëruar nga Qeveria duhet të kenë një shkallë më të lartë të tolerancës kur kanë kritikë publike për punën e tyre dhe, në të njëjtën kohë, janë plotësuar standardet profesionale të profesionit të gazetarisë. Po ashtu, i rikujtojmë kolegët tanë se nëse kanë nevojë për ndihmë juridike falas, në mënyrë që të mbrojnë të drejtat e tyre në ushtrimin e gazetarisë profesionale, SHGM-ja u qëndron në dispozicion.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    SHGM: Drejtori i ASHMAA i etikon në mënyrë joprofesionale mediat
    July 29, 2020

    Next post

    SHGM i dënon ashpër kërcënimet ndaj Derallës dhe Saraçinit
    July 29, 2020

    You may also like

    EFJ slika
    FEG dënon sjelljen e pahijshme të funksionarëve shtetërorë ndaj gazetarëve në Maqedoninë e Veriut
    8 February, 2023
    ЗНМ (1)
    Hapet konkursi për çmimet vjetore të SHGM – së
    7 February, 2023
    ZNM
    Trend i vazhdueshëm i sjelljes  së vrazhdë të  funksionarëve shtetëror ndaj gazetarëve
    6 February, 2023

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?