Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Përfaqësues të ShHM-së në takim me përfaqësuesit e Shoqatës së gazetarëve të Kinës

All china
ZNM
Tuesday, der 15. August 2017Tuesday, der 15. August 2017/ Tuesday, der 15. August 2017

Përfaqësues të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë u takuan me delegacionin e Kinës të udhëhequr nga Sekretari Gjeneral i Shoqatës së gazetarëve “All-China Journalists Association”.

Në takimin zyrtar i cili u mbajt të premten e kaluar u bisedua për rinovimin e bashkëpunimit mes dy shoqatave. Takimi shërbeu për këmbim të përvojave në lidhje me funksionimin dhe aktiviteteve të dy shoqatave, ndërsa tema të diskutimit ishin edhe problemet aktuale me të cilët përballohen gazetarët në dy shtetet.

Drejtori i ShGM-së Dragan Sekulovski theksoi se ShGM gjithmonë është e hapur për bashkëpunim me të gjithë shoqatat e gazetarëve të shteteve tjerë. “ShGM është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me Shoqatën e gazetarëve të Kinës në aspekt të këmbimit të gazetarëve që do të merrnin pjesë në vizita studimore dhe aktivitete të ngjashme në drejtim të promovimit të standardeve profesionale gazetareske” tha ai.

Në kuadër të kësaj vizite, ShGM i organizoi delegacionit të Kinës edhe takime me disa media të vendit me qëllim të zbatimit të bashkëpunimit të ndërsjellët në të ardhmen.

 

facebooktwittergoogle_pluslinkedin