Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

ShGM e ktheu Vanhojten në Shkup

вх
ZNM
Wednesday, der 28. June 2017Wednesday, der 28. June 2017/ Wednesday, der 28. June 2017

Me ftesë të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, këtë javë në Shkup do të qëndrojë eksperti evropian Piter Vanhojte, i cili në kuadër të bisedimeve me partitë për zgjidhjen e krizës politike, përgatiti propozim për reformat në media. ShGM e ftoi atë me qëllim që t’i falënderoje për kontributin e tij në përgatitjen e propozimit për reformat në media dhe për të shfrytëzuar përvojën e tij për lobim tek qeveria e re për zbatimin e atyre propozimeve.

Sot përfaqësues të ShGM-së dhe Vanhojte mbajtën takime të veçanta me ministrin e Shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski dhe me përfaqësues të ambasadës amerikane.

Gjatë qëndrimit në Shkup, Vanhojte do të mbajë takim me përfaqësuesit e Forumit të gazetarëve, me trupin diplomatik si dhe me përfaqësues të qeverisë.

Nesër paradite është parashikuar takim të përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev, në të cilin do të bisedohet për nevojën e reformave në media në Maqedoni. Pas takimit me kryeministrin, Vanhojte dhe përfaqësues të ShGM-së do të mbajnë pres konferencë, në të cilën do t’i shpërndajnë përshtypjet nga procesi i deritanishëm i reformave në media.

Në fund të vizitës së tij në Maqedoni, Vanhojte dhe përfaqësuesit e ShGM-së do të mbajnë brifing të përbashkët me përfaqësuesit e trupit diplomatik në Shkup, në të cilin edhe një herë do të theksohet nevoja për reforma, siç është parashikuar në propozimin që doli nga bisedimet me partitë.

facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: