Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Freedom House: Maqedonia vend jo i lirë për mediat 

download
ZNM
Wednesday, der 5. April 2017Wednesday, der 5. April 2017/ Wednesday, der 5. April 2017

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë vlerëson se raporti i “Freedom House” për përparimin e demokracisë në botë gjatë vitit 2017, ku  Maqedonia trajohet si vend në zhvillim me një regjim hibrid, është objektiv. Vlerësimi më i keq në raportin e “Freedom House” është pikërisht për pavarësinë e mediave dhe kjo Maqedoninë e rangon në grupin e regjimeve autoritare, ku shteti ka kontroll mbi pjesën më të madhe të mediave.

“Freedom House” ka vërejtur se Maqedonia është vend ku gazetarët burgosen për shkak të teksteve që i kanë shkruar, siç është rasti me gazetarin Zoran Bozhinovski.

“Freedom House” i njeh qëndrimet e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë se burimi kryesor i krizës në media është mosndëshkimi i dhunës ndaj gazetarëve dhe korrupsioni qeveritar i mediave.  Vlerësimi i tillë mbështetet në të dhënat e SHGM-së se për pjesën e parë të vitit 2016, kur dhuna ka eskaluar në sulme fizike, shkatërrimin e pronës së gazetarëve dhe pengimin e tyre për të raportuar nga proceset gjyqësore.

Ky raport vetëm se konfirmoi qëndrimin e SHGM-së se Marrëvshja partive për formimin e një trupi Ad Hok për ndjekjen e mediave, nuk do ta përmirësojë raportimin e tyre në mënyrë të ndieshme.

Edhe pse Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele, me rekomandim të trupit, ka ngritur 68 procedura kundërvajtëse, gjykata nuk ka shqiptuar as edhe një dënim, ndërsa mediat proqeveritare kanë vazhduar të raportojnë pozitivisht për VMRO DPMNE-në dhe kryesisht në mënyrë negative ose neutrale për LSDM-në.

Kjo organizatë relevante ndërkombëtare pohon se organizata paralele e gazetarëve në mënyrë të hapur promovon qëndrimet e VMRO DPMNE-së lidhur me gjendjen e mediave.

Raporti është i fundi në vazhdën e disa raporteve me të cilat shpërfaqet sistemi i korruptuar mediatik në Maqedoni, për çka gjatë gjashtë viteve të fundit Shoqata e Gazetarëve ka alarmuar vazhdimisht.

 

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë

Shkup, 5 Prill, 2017

facebooktwittergoogle_pluslinkedin
Tags: