Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

SHGM: Të mos raportohet nga protesta të dhunshme

tepani_novinari_a1_on
ZNM
Wednesday, der 1. March 2017Wednesday, der 1. March 2017/ Wednesday, der 1. March 2017

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë fuqishëm dënon sulmet ndaj kolegëve të A1On, gazetarit Aleksandar Todevski i kameramanit Vlladimir Zhelçevski, të cilët mbrëmë u rrahën nga pjesëmarrësit e protestës së organizuar të nismës qytetare “Për Maqedoninë e përbashkët”.

Presim MPB shpejtë t’i identifikojë dhe të ngrejë padi kundër dhunuesve, ndërsa gjykata ashpër t’i sanksionojë.

Dhuna kundër gazetarëve është sulm serioz kundër lirisë mediave dhe mohim i të drejtës së qytetarëve për t’u informuar. Politika e mosndëshkimit të dhunës ndaj gazetarëve, të cilën pushteti e zbaton, nxit sulme të reja kundër medias.

Ftojmë liderin e VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, publikisht të dënojnë sulmet e mbrëmshme kundër gazetarëve dhe të ftojë ithatrët e tij të mos sulmojnë gazetarë në protesta.

Në shenjë revolte për shkak të sulmeve të shpeshtuara ftojmë gaзetarët të mos raportojnë nga protesta e sotme e nismës “Për Мaqedoninë e përbashkët”.  Në të ardhmen qëndrimi i gazetarëve lidhur me mbulimin mediatik të protestave do të varet nga gatshmëria e organizatorite dhe MPB të sigurojë kushte нормале për punën e papenguar të ekipeve të gazetarëve.

SHGM

Shkup, 01.03.2017

Фото извор: Телма

facebooktwittergoogle_pluslinkedin