• Faqe Hyrëse
  • Preth Nesh
    • Për SHGM
    • Dokumentet
      • Statut
      • Rregullore
      • ANALIZA DHE PUBLIKIME
      • Raportet
      • Plan Strategjik
    • Historiku
    • Press Cliping
      • Press Cliping 2023
      • Press Cliping 2022
    • Galeri
    • Video
  • KODI ETIK
  • Këshilli i Nderit
    • Për Këshillin e Nderit
    • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
  • Projekte
    • PROJEKTET AKTUALE
    • PROJEKTE TË KALUARA
  • LAJMËRIME
  • Aktivitete
  • Kontakt
  • Shqip
    • македонски јазик
    • English

Informacioni i kontaktit?

00389 (02) 3298-139
contact@znm.org.mk
Anëtarësohu!
Здружение на новинари на Македонија
    • Faqe Hyrëse
    • Preth Nesh
      • Për SHGM
      • Dokumentet
        • Statut
        • Rregullore
        • ANALIZA DHE PUBLIKIME
        • Raportet
        • Plan Strategjik
      • Historiku
      • Press Cliping
        • Press Cliping 2023
        • Press Cliping 2022
      • Galeri
      • Video
    • KODI ETIK
    • Këshilli i Nderit
      • Për Këshillin e Nderit
      • Lajmerime nga Keshilli i Nderit
    • Projekte
      • PROJEKTET AKTUALE
      • PROJEKTE TË KALUARA
    • LAJMËRIME
    • Aktivitete
    • Kontakt
    • Shqip
      • македонски јазик
      • English

    LAJMËRIME

    • Home
    • Blog
    • LAJMËRIME
    • SHGM: Kërcënimet ndaj Rami Mislimit duhet të marrin një epilog të shpejtë dhe efikas gjyqësor

    SHGM: Kërcënimet ndaj Rami Mislimit duhet të marrin një epilog të shpejtë dhe efikas gjyqësor

    • Categories LAJMËRIME
    • Date July 15, 2026

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon ashpër kërcënimet serioze me jetë të drejtuara ndaj gazetarit të portalit “Tetova Sot”, Rami Mislimi, për të cilat sot është paraqitur kallëzim në Sektorin për Punë të Brendshme-Tetovë.

    Sipas procesverbalit të MPB-së, pas publikimit të një përmbajtjeje gazetareske dhe një komenti që lidhej me kryetarin e Këshillit të Komunës së Tetovës, Albi Qamili, gazetari Rami Mislimi fillimisht është kontaktuar në telefon nga Albi Qamili, i cili, sipas kallëzimit, i ka drejtuar kërcënime serioze atij, por edhe fëmijës së tij të mitur, duke i kërkuar ta fshijë publikimin nga portali dhe rrjetet sociale.

    Në procesverbalin e MPB-së thuhet se më pas, në afërsi të Komunës së Tetovës, Mislimit i është afruar një person që është prezantuar si vëllai i Albi Qamilit dhe, sipas kallëzimit, i ka drejtuar kërcënime shtesë, duke i thënë se: “Një kamerë nuk do të të mbrojë.”

    Kërcënime të tilla përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së mediave, të drejtës për informim dhe sigurisë së gazetarëve. Kërcënimet ndaj një gazetari për shkak të punës së tij profesionale, veçanërisht kur ato shtrihen edhe ndaj anëtarëve të familjes së tij, përbëjnë një përpjekje të papranueshme për frikësim dhe heshtje të raportimit kritik.

    I bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Themelore Publike që urgjentisht, në mënyrë efikase dhe të plotë, të veprojnë sipas kallëzimit, t’i sqarojnë të gjitha rrethanat e rastit dhe të sigurojnë përgjegjësi penale për autorët.

    Kujtojmë se me ndryshimet në Kodin Penal, sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre profesionale trajtohen me mbrojtje të shtuar penalo-juridike, përkatësisht gazetarët në këto raste barazohen me personat zyrtarë. Prandaj, presim që institucionet t’i zbatojnë në mënyrë të përpiktë dispozitat ligjore dhe të dërgojnë një mesazh të qartë se kërcënimet dhe dhuna ndaj gazetarëve nuk do të tolerohen.

    SHGM do ta ndjekë me vëmendje zhvillimin e këtij rasti dhe do t’i ofrojë kolegut Rami Mislimi të gjithë mbështetjen e nevojshme juridike dhe profesionale. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë bartësve të funksioneve publike, faktorëve politikë dhe qytetarëve të përmbahen nga gjuha e urrejtjes, kërcënimet dhe presionet ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave, pasi siguria e gazetarëve është parakusht për gazetari të lirë, të pavarur dhe profesionale.

    • Share:
    author avatar
    Здружение на новинари на Македонија

    Previous post

    Kuvendi i SHGM-së miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Rregullores për zgjedhjen dhe punën e Këshillit të Nderit
    July 15, 2026

    Next post

    Sekullovski në Këshillin Kombëtar për Eurointegrime: Institucionet vendore të kërkojnë me kohë vazhdimin e programeve për lirinë e mediave
    July 16, 2026

    You may also like

    169 (77)
    SHGM: PTHP-ja dhe Këshilli Gjyqësor të përcaktojnë urgjentisht përgjegjësinë për moszbatimin e vendimit për mbrojtjen e gazetares
    7 August, 2026
    169 (77)
    SHGM dënon pengimin e punës së kameramanit të TV Tera dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga MPB dhe Prokuroria
    5 August, 2026
    169 (77)
    SHGM dënon sulmin ndaj ekipit gazetaresk të TV Globi dhe kërkon hetim urgjent nga MPB
    21 July, 2026

    Kërko

    Kategoritë

    • Aktivitete
    • Keshilli i Nderit
    • LAJMËRIME
    logo-eduma-the-best-lms-wordpress-theme

    00389 (02) 3298-139

    contact@znm.org.mk

    Градски ѕид, блок 13 1000 Скопје

    Dokumentet

    • Statut
    • Rregullore
    • Analiza dhe Publikime
    • Plan Strategjik

    SHGM

    • Për SHGM
    • Historiku
    • Galeri
    • Kontakt

    Lidhjet

    • Lajmerime
    • Aktivitetet
    • Bashkohu me ne
    • Privacy & Cookies

    © 2020 Сите права задржани - ЗНМ Скопје. Развиено од SVNA Design

    [miniorange_social_login shape="longbuttonwithtext" theme="default" space="4" width="240" height="40"]

    Login with your site account

    Lost your password?