Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

I promovuar publikimi për statusin dhe nevojat e korrespodentëve para gazetarëve në Shtip dhe Strumicë

ZNM
Wednesday, der 4. September 2019Wednesday, der 4. September 2019/ Wednesday, der 4. September 2019

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Mlladen Çadikovski dhe drejtori Dragan Sekullovski gjatë fundjavës së kaluar prezantuan dokumentin për politika publike “Statusi dhe nevojat e korrespodentëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut” para gazetarëve nga qendrat rajonale të SHGM-së në Shtip dhe Strumicë.

Gjatë takimeve me kolegët kryetari Çadikovski theksoi problemin që rrjeti i korrespodentëve është gjithnjë duke u zvogëluar, ndërsa gjendja e gazetarëve është e pavolitshme në aspekt të financave dhe në aspekt të presioneve që u bëhen në nivel lokal nga strukturat e biznesit dhe politikës. Sipas tij, kjo gjendje duhet të ndryshohet dhe propozoi që kjo të bëhet nëpërmjet të pavarësimit të tyre financiar. Ai shtoi se duhet të ripërtërihet sfondi i korrespodentëve në RTVM, por edhe të zmadhohet me hapjen e së paku 8 qendrave për korrespodentë në tërë shtetin. Së fundi, Çadikovski theksoi se edhe mediat e shtypura duhet të kenë korrespodentë, aq më tepër se këtë vit ato fituan subvencione nga shteti për shtypje dhe distribucion të gazetave.

Në lidhje me çështjen për të përmirësuar statusin e korrespodentëve, posaçërisht është i rëndësishëm rekomandimi për të gjitha mediat në nivel shtetëror, që mediat terestriale duhet të punësojnë së paku nga katër persona, ndërsa mediat kablovike nga dy. Në fjalët përfunduese Çadikovski tha se SHGM është duke u angazhuar për të përmirësuar gjendjen e korrespodentëve, sepse ato janë të rëndësishëm për gazetarinë dhe me pavarësinë e tyre financiare do të rritet cilësia e tyre e punës.

Të pranishmit në Strumicë dhe në Shtip përshëndetën këto përpjekje, por edhe shprehën optimizëm se në kohë të afërt do të gjendet zgjidhje për problemet lidhur me përmirësimin e statusit të korrespodentëve në këtë rajon.

Ky publikim është përgatitur në kuadër të projektit “Gazetarë të sigurt për informacione të besueshme në Maqedoni”, i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup. Përmbajtja e publikimit është përgjegjësi vetëm e SHGM-së dhe e autorëve dhe në asnjë rast nuk mund të konsiderohet se reflektojnë qëndrimin e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Shkup.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin