Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

THIRRJE PUBLIKE PËR ÇMIM PËR RAPORTIM PROFESIONAL MBI SITUATËN E REFUGJATËVE GJATË LËVIZJEVE TË PËRZIERA MIGRATORE NË VITIN 2018 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

ZNM
Tuesday, der 28. May 2019Tuesday, der 28. May 2019/ Tuesday, der 28. May 2019

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Shoqatën Maqedonase të Juristëve të Rinj dhe Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë – UNHCR shpallin “Thirrje publike për çmim për raportim profesional mbi situatën e refugjatëve gjatë lëvizjeve të përziera migratore në vitin 2018 në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Artikujt dhe fotografitë e dorëzuara do të vlerësohen nga Komisioni i përbëre nga gazetarë, fotografë dhe ekspertë të medias nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, anëtarë të Shoqatës Maqedonase e Juristëve të Rinj dhe nga përfaqësues të zyrës të UNHCR-së në Shkup. Komisioni do të vlerësojë çdo dorëzim individualisht duke u përqendruar në atë se si janë paraqitur historitë të refugjatëve dhe nëse ajo përmban tiparet e raportimit profesional.

Dorëzimet duhet të bien në kategoritë e mëposhtme:

  • Një artikull ose seri artikujsh
  • Emision, shtesë, dokumentar i shkurtër
  • Fotografi

Dorëzimet duhet të përqendrohen në përvojën e refugjatëve, azilkërkuesve dhe kërkuesve të mundshëm të azilit, dhe të kenë kontribuar në informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut mbi çështjet që lidhen me to.

Të gjithë dorëzimet e dërguar do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme:

  • Është realizim gazetaresk i autorit i publikuar në media gjatë vitit 2018 (nga 01.01.2018 deri më 31.12.2018)
  • Përfshin histori autentike në lidhje me përvojën e refugjatëve dhe azilkërkuesve
  • Tregon ndjeshmëri dhe respekt për refugjatët dhe rrethanat në të cilat këta persona kanë arratisur shtëpitë e tyre
  • Shmangin senzacionalizimin dhe stereotipat
  • Aplikuesit janë shtetas të Republikës së Maqedonisë

E rëndësishme:

  • Autori mund të konkurrojë me jo më shumë se 3 artikuj / histori / fotografi
  • Artikujt e shkruara duhet dërguar në formatin PDF me datë botimi;
  • Video materialet duhet dërguar në CD/DVD me datë botimi;
  • Fotografitë të jenë në formatin JPG, të paktën 2000 pakselë në anën e gjatë dhe me rezolucion 300 dpi. Të specifikohet data e botimit dhe media ku është botuar.
  • Të gjitha aplikimet mund të dërgohen me e-mail në contact@myla.org.mk me titull Thirrje publike për çmim për raportim profesional mbi situatën e refugjatëve gjatë lëvizjeve të përziera migratore në vitin 2017 në Maqedoni; ose të dorëzohen me postë ose personalisht zyrën e Shoqatës së Juristëve të Rinj të Maqedonisë, në Rr. Donbass 14 / 1-6, 1000 Shkup në zarf të vulosur me titullin e thirrjes.
  • Më shumë informacione në lidhje me thirrjen dhe dorëzimin e artikujve mund të merrni në tel.077/587-642 ose në otanceva@myla.org.mk

Për dorëzimet më të suksesshëm do të jepet nga një çmim për tri kategoritë të ndryshme, me një vlerë totale prej 120.000 denarë, si më poshtë:

  • Vendi i parë për një artikull ose seri artikujsh – 40,000 denarë
  • Vendi i parë për emision, shtesë, dokumentar i shkurtër – 40,000 denarë
  • Vendi i parë për fotografi – 40,000 denarë

Afati i fundit për aplikim është 11.06.2019.

Fituesit do të shpallen deri  më 15.06.2019, ndërsa shpërblimet do të prezantohen më 20.06. 2019.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin