Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Çadikovski në takim me euroambasadorin Samuel Zhbogar: Reformat mediatike në vend duhet të zbatohen deri në fund

ZNM
Wednesday, der 16. October 2019Wednesday, der 16. October 2019/ Wednesday, der 16. October 2019

Përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dje u takuan me euro-ambasadorin Samuel Zhbogar. Gjatë takimit ato diskutuan për disa tema aktuale lidhur me punën e medias dhe gazetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, reformat në media, si dhe për punën e institucioneve përkatëse.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte pamundësia e Prokurorisë Themelore Publike për të zbardhur rastet e sulmeve ndaj gazetarëve, si dhe hetimet e nisura kundër disa mediave ku Prokuroria kërkoi nga gazetarët të zbulonin burimet e tyre të informacionit. Çadikovski theksoi se kjo është e papranueshme për një demokraci që aspiron të jetë evropiane, dhe përkujtoi se Kushtetuta garanton të drejtën për të mbrojtur burimin e informacionit dhe se kjo e drejtë është e garantuar në Ligjin për Media, si dhe në Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

U bisedua edhe për ngecjen në zbatimin e reformave në media dhe Çadikovski kërkoi që ambasadori Zhbogar personalisht të angazhohet tek partitë politike për të zhbllokuar zbatimin e reformave. Ai theksoi se zgjedhja e anëtarëve në Këshillin e Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale dhe në Këshillin programor të RTVM-së është bllokuar në kuadër të Komisionit për zgjedhje dhe emërime në Kuvend dhe tashmë janë shkelur të gjitha afatet. Sipas Çadikovskit, nuk mund të pritet që të përmirësohet gjendja e medias nëse nuk reformohen këto dy organe.

Çadikovski prezantoi edhe projektin për vetë-rregullim në kuadër të së cilit SHGM dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM) punojnë për të krijuar regjistër i online mediave profesionale. Euro-ambasadori përshëndeti iniciativën dhe shprehu shpresë se ajo do të kontribuojë në respektimin më të madh të standardeve profesionale dhe etike në mediat online.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin
Tags: