Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Ambasadori i Francës Kristian Timonie mbështet kryetarin e ri të SHGM-së

ZNM
Wednesday, der 19. December 2018Wednesday, der 19. December 2018/ Wednesday, der 19. December 2018

Ambasadori i Francës në Maqedoni, Shkëlqesia e tij Kristian Timonie uroi kryetarin e sapozgjedhur të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë – Mlladen Çadikovski. “Emërimi juaj i vlerëson cilësitë e larta profesionale që i keni treguar gjatë tërë karrierës tuaj”, shkroi ambasadori Timonie letrën që ia dërgoi kryetarit të sapozgjedhur.

Më tej letrën shkruan se z. Timonie dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me Shoqatën në të njëjtën mënyrë siç ishte rasti në periudhën e mëparshme. “… e vlerësojmë veçanërisht organizatën tuaj për shkak të pavarësisë dhe efikasitetit të saj. Shpresojmë se marrëdhëniet e shkëlqyera që kemi pasur me paraardhësin tuaj do të vazhdojnë në të njëjtën frymë të besimit dhe transparencës”, thuhet në letrën.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin
Tags: