Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Përfundoi me sukses cikli i trajnimeve për gazetarë të rinj

ZNM
Tuesday, der 22. October 2019Tuesday, der 22. October 2019/ Tuesday, der 22. October 2019

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Alfred Friendly Press Partners mbaruan projektin në kuadër të së cilit u organizuan pesë punëtori për gazetarë të rinj. Këto punëtori u mbajtën në gjashtë muajt e fundit dhe ishin të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut. Qëllimi kryesor i projektit ishte të përmirësohen shkathtësitë gazetareske tek një grup i gazetarëve të rinj.

Në punëtoritë ishin të përfshirë 15 gazetarë nga vendi, të cilët nga trajnuesit vendas dhe nga SHBA, mësuan të shërbehen me mjetet bashkëkohore për përgatitjen e përmbajtjeve gazetareske. Përveç kësaj, gjatë trajnimeve u përpunuan edhe tema të tjera siç janë: gazetaria e bazuar në të dhënat, gazetaria mobile, prodhimi i video dhe audio materialeve, prezantimi efektiv i lajmeve etj.

Pas mbarimit të punëtorive, kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski u porositi gazetarëve të rinj në të ardhmen t’i përdorin shkathtësitë e mësuara dhe gjithmonë të punojnë në interes të publikut. “Shpresoj që kolegët e rinj që mbaruan këto pesë trajnime të jenë shembull pozitiv për atë se si duhet të punojnë dhe raportojnë gazetarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe në këtë mënyrë do të arrijmë të kemi edhe publikë mirë të informuar,” theksoi Çadikovski.

Në vijim mund të shihni videon promovuese që ishte e krijuar pas mbarimit të projektit.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin