Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Seksioni i kameramanëve pranë SHGM-së në takim me përfaqësues të MPB-së

ZNM
Thursday, der 8. August 2019Thursday, der 8. August 2019/ Thursday, der 8. August 2019

Përfaqësues të seksionit të kameramanëve pranë Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe Drejtori i SHGM-së, Dragan Sekullovski, dje zhvilluan takim me zëdhënësin e MPB-së, Toni Angellovski. Gjatë takimit u diskutua për përmirësimin dhe lehtësimin e kushteve të punës së kameramanëve gjatë mbulimit të ngjarjeve të organizuara nga Ministria e Punëve të Brendshme. SHGM paralajmëroi se është duke përgatitur doracak për punën dhe sigurinë e kameramanëve për të cilin pritet që MPB të kontribuojë në drejtim të ofrimit të udhëzimeve për xhirimin e objekteve strategjike dhe VIP personave për të cilët nevojitet leje të veçantë.

Drejtori Sekullovski paralajmëroi se Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, duke ndjekur shembullin e vendeve të zhvilluara evropiane, në të ardhmen do të punojë në përgatitjen e protokollit sipas të cilit do të duhet të veprojnë pjesëtarët e policisë në raste kur kemi gazetarë të sulmuar dhe për këtë aktivitet pritet MPB-ja të jep kontributin e saj. Është parashikuar që protokolli të jetë i përgatitur në vjeshtë, ndërsa zëdhënësi Angellovski tha se Ministria do të ndihmojë në procesin e përgatitjes së protokollit.

Gjithashtu, koordinatori i seksionit të kameramanëve, Sllave Stojanovski së bashku me kolegun nga RTVM Trajçe Ilievski kërkuan koordinim më të madh mes MPB-së dhe institucionet tjera në lidhje me akreditimin për mbulimin e ngjarjeve publike dhe konferencat për shtyp me qëllim që të mund të punojnë në mënyrë më cilësore dhe më efikase.

Angellovski tha se kanë filluar me aktivitete për krijimin e një qendre të re për media në kuadër të kompleksit të MPB-së, në mënyrë që të përmirësojnë kushtet e punës të gazetarëve dhe kameramanëve gjatë mbulimit dhe raportimit për ngjarjet e organizuara nga kjo ministri.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin
Tags: