Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Regjistri i KEMM dhe SHGM ekziston për njohjen e mediave profesionale, jo për ndarjen e lejeve për lëvizje

ZNM
Sunday, der 22. March 2020Sunday, der 22. March 2020/ Sunday, der 22. March 2020

Shkaku i masave të shpallura që kufizojnë lëvizjen e qytetarëve ndërmjet orës 21 dhe 06, Qeveria e RMV sonte publikoi udhëzime se si të nxjerrin  leje pune gazetarët dhe punonjësit e mediave. Ne besojmë se është e rëndësishme në raste krizash që institucionet të gjejnë mënyrë që gazetarët dhe punonjësit e mediave të jenë të pranishëm në terren, në mënyrë që të informojnë publikun nëse masat në fuqi po respektohen, por edhe të raportojnë për çështje të tjera që janë në interes të publikut.

Sipas udhëzimeve të publikuara, licencat do të jepen për të gjitha mediat tradicionale të regjistruara në Agjencinë e Mediave, ndërsa për online mediat, leje do tu jepet vetëm atyre që janë pjesë e Regjistrit të online mediave profesionale, të publikuara në platformën www.promedia.mk

Në këtë kontekst, sugjerojmë që anëtarësimi në Regjistrin e online mediave profesionale bëhet vullnetarisht dhe shërben për të promovuar dhe afirmuar mediat që respektojnë standardet profesionale dhe kriteret e anëtarësimit, për të ndihmuar qytetarët në informimin e tyre dhe komunitetin e biznesit në vendosjen e reklamave të tyre. Qëllimi i Regjistrit është të monitorohet respektimi i standardeve gazetareske, të inkurajojë profesionalizmin dhe të alarmohet për shkeljet, por nuk mund të shërbejë për të kufizuar kryerjen e përditshme të detyrave profesionale.

Prandaj, ne konsiderojmë se kufizimi nën të cilin mediat që nuk janë pjesë e këtij Regjistri nuk lejohen të lëvizin për të kryer detyrat e tyre gjatë orës policore nuk është i justifikuar dhe kërkojmë nga Qeveria ta rishqyrtojë këtë hap.

Në të njëjtën kohë, të gjitha mediat në internet duhet të jenë të vetëdijshme për peshën e fjalës në momente të tilla, dhe të kuptojnë se ato mbajnë përgjegjësi për raportimin eventual joprofesional, ndërsa nga kjo pësojnë qytetarët. Kjo është arsyeja pse përsëri bëjmë thirrje për profesionalizëm dhe kujdes në komunikimin e informacionit në lidhje me krizën.

SHGM dhe KEMM mbeten të hapura për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet publike që bëjnë përpjekje për të kapërcyer krizën me koronavirusin, në mënyrë që të krijojnë masa që do të mbrojnë shëndetin e qytetarëve, por gjithashtu që garantojnë lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qytetarëve tj jenë të informuar.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin
Tags: