Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

Gazetarët profesionistë nuk duhet të kenë konflikt interesi

ZNM
Friday, der 31. May 2019Friday, der 31. May 2019/ Friday, der 31. May 2019

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë thërret të gjithë anëtarët e saj dhe gazetarët që kanë konflikt interesash dhe kanë angazhime të tjera në kuadër të Qeverisë ose institucionet tjera publike të përcaktohen a do të merren me gazetari ose me ndonjë profesion ose funksion tjetër publik.

Pas informatave të publikuara se disa gazetarë janë të angazhuar nga institucionet në nivel shtetëror dhe lokal, dëshirojmë të theksojmë se kjo është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë. Në parimet themelore, të cilat janë pranuar nga të gjithë anëtarët tanë, një nga detyrat themelore profesionale të gazetarëve është “kontrolli i pushtetit dhe subjekteve të tjera të jetës publike”.

Më tej sipas Kodit “gazetarët luajnë rol në ndërtimin e demokracisë dhe shoqërisë civile, do të mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë, do të respektojnë pluralizmin e ideve dhe qëndrimeve, do të kontribuojnë në përforcimin e shtetit juridik dhe në kontrollin e pushtetit dhe subjekteve të tjera të jetës publike”.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin