Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

U promovua publikimi: “Shpifja dhe fyerja si pjesë e reformave në media”

ZNM
Friday, der 28. December 2018Friday, der 28. December 2018/ Friday, der 28. December 2018

“Shpifja dhe fyerja si pjesë e reformave në media” është titulli i publikimit që sot u prezantua nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë. Në të është dhënë shqyrtim i situatës në fushë të shpifjes dhe fyerjes nga periudha kur këto vepra ishin të dekriminalizuara në vitin 2012 e deri më sot.

Kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski, tha se qëllimi i publikimit është të ofrohet një shqyrtim i përgjithshëm i situatës në fushë të shpifjes dhe fyerjes, por njëkohësisht, edhe të rikujtojë Qeverinë se mediat, duke përfshirë edhe mbrojtjen e reputacionit, janë pjesë e rëndësishme të reformave dhe duhet të kthehen në fokusin e tyre të aktiviteteve. “Analiza do të distribuohet deri te Ministria e drejtësisë e cila duhet të propozojë ndryshime dhe plotësime të Ligjit për përgjegjësi civile për shpifje dhe fyerje në drejtim të përmirësimit të tekstit ligjor”, theksoi Çadikovski.

Nga ana tjetër autori Dejan Georgievski thotë se kjo analizë ofron rekomandime konkrete në pajtim me praktikat më të mira evropiane për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për përgjegjësi civile për shpifje dhe fyerje. Ky ligj si dhe reformat tjera në media patjetër duhet të kthehen në agjendën reformuese të Qeverisë.

“Kjo është e rëndësishme, sepse shpifja mund të keqpërdoret sikur mjet për trysni mbi gazetarëve ose për injorimin e debatit për çështje që janë në interes të publikut”, theksoi Georgievski.

Këtë dokument do të mund ta zbritni falas në tre gjuhë nga ueb faqja e SHGM-së, ndërsa në formë të shtypur mund t’i gjeni në zyrën e Shoqatës.

Ky publikim ishte i përgatitur në kuadër të projektit “Rrjetëzimi i gazetarëve për lirinë e mediave në Maqedoni”, i financuar nga BE, në kuadër të prioritetit për lirinë e mediave të Instrumentit për ndihmë në para-anëtarësimin (IPA).

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin