Здружение на новинарите на Mакедонија
Членка на Mеѓународната федерација на новинари IFJ
Основано 1946

E promovuar analiza “Ndikimi i Ligjit për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta në Punën e Gazetarëve, Fotoreporterëve dhe Punëtorëve Mediatik”

ZNM
Monday, der 15. October 2018Monday, der 15. October 2018/ Monday, der 15. October 2018

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot e promovoi publikimin “Ndikimi i Ligjit për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta në Punën e Gazetarëve, Fotoreporterëve dhe Punëtorëve Mediatik”. Në të, autorët Ivan Breshkovski dhe Igor Markovski reflektojnë mbi rëndësinë e të drejtës së autorit për punën e gazetarëve dhe punëtorëve mediatik.

Në prezantimin e analizës foli kryetari i SHGM-së, Naser Selmani dhe tha se Shoqata ka vendosur të botojë një analizë të tillë sepse në hapësirën mediatike ka shkelje të shumta të të drejtave të autorëve të gazetarëve dhe punëtorëve mediatik.

“Besojmë se mosrespektimi i të drejtës të autorit ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë për statusin jo të volitshëm social të gazetarëve, ndërsa në krah të punës të gazetarëve dhe punëtorëve mediatik përfitojnë ato të cilët i shkelin të drejtat e tyre”, tha Selmani. Ai shtoi se kjo analizë ka për qëllim të ngrisë vetëdijen te institucionet shtetërore për rëndësinë e madhe për respektimin e të drejtës të autorit në mediat, sepse ajo ndikon drejtpërdrejtë mbi cilësinë e gazetarisë si dhe mbi lirinë e mediave.

Një nga autorët e analizës, avokati Ivan Breshkovski, në fjalimin e tij tha se në këtë publikim jepet histori e shkurtër mbi zhvillimin e të drejtave të autorit ose evoluimin e dispozitave në atë fushë në Evropë dhe në botë. Sipas Breshkovskit, në të janë sqaruar ato pjesë të Ligjit për të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta të cilët janë të rëndësishme për punën e gazetarëve dhe punëtorëve mediatik.

“Avancimi i mbrojtjes të të drejtave të autorit është i rëndësishëm kur bëhet fjalë për respektimin e prodhimeve gazetareske nëpërmjet të garantimit të pronësisë të teksteve gazetareske, fotografive, përmbajtjeve audio-vizuale, intervistave, karikaturave dhe prodhimeve të tjera gazetareske dhe garantimi i të drejtave materiale ose interesat e autorit në këtë rast gazetarit nga vepra e tij autoriale,” tha Breshkovski. Ai tha se analiza është e dedikuar edhe për të gjithë vepruesit nga sektori i mediave, siç është sektori juridik dhe publiku në përgjithësi me qëllim që të ngritët niveli i informimit mbi rëndësinë e të drejtës të autorit gjatë krijimit dhe distribuimit të përmbajtjeve mediatike.

Kjo analizë ishte e krijuar me ndihmën e Fondacionit Konrad Adenauer.

Print Friendly, PDF & Email
Facebooktwitterlinkedin
Tags: